E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata zgjedhore ne Maqedoni

Nga Isuf Kadriu

Edhe dy dite deri ne mbyllje te fushates zgjedhore, lideret e partive politike dhe kandidatet e tyre per president dhe kryetar te komunave, kane vazhduar akuzat ndaj oponenteve te tyre politike, ndersa para elektoratit, ashtu sikur ne fillim te fushates zgjedhore, edhe tani, ne mbyllje te saj, kane premtuar zgjidhjen e te gjitha problemeve, me te cilat perballen qytetaret, si dhe integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike. Lideri i BDI-se, Ali Ahmeti, ne tubimet me elektoratin ka thene se te arriturat e shqiptareve askush nuk do te mund ti cenoje dhe tani, sipas Ahmetit, ka ardhur koha per t'iu perkushtuar permiresimit te kushteve per jetese per popullaten shqiptare. "Fjalet tani jane te teperta. Patriotizem tani eshte te ndertosh infrastrukture, te ndertosh rruge, te hapesh vende te reja te punes, pasi tani askush nuk do te guxoje ta preke flamurin shqiptar, askush nuk guxon te preke universitetin shqiptar, Skenderbeun apo varrezat e deshmoreve, pra askush nuk guxon ato t'i preke", ka deklaruar Ahmeti.

Ndersa, lideri i PDSH-se opozitare, Menduh Thaci, ne tubimet me elektoratin ka vazhduar akuzat ndaj Qeverise, e ne vecanti ndaj BDI-se, duke e akuzuar ate per devalvim te gjuhes shqipe dhe poziten e palakmueshme te shqiptareve ne Maqedoni. Por, Thaci ka thene se kesaj politike shume shpejt do t'i vije fundi. "Nuk duhet te shqetesoheni, nuk duhet te merziteni shume per ata qe zbukurohen me fjalor maqedonas, per ata te cilet flasin pa kuptim, pasi fundi i kesaj politike, denimi i kesaj politike do te perfundoje vetem te ata. Demet qe ata pergatisin, nuk do te mund te vijne te shqiptaret, pasi do te hasin ne barrieren qe e ka emrin PDSH", ka thene Thaci.

Derisa partite politike shqiptare akuzohen per te drejtat e shqiptareve, partite politike maqedonase, nga ana tjeter, akuzohen se cila me teper po tradhton interesat kombetare e shteterore dhe cila me teper po punon per parregullsi ne zgjedhjet e 22 marsit. VMRO-DPMNE-ja tha se ankesat e LSDM-se jane edhe nje perpjekje e saj per te krijuar alibi per humbjen ne zgjedhje. "Ne vend te ankesave para diplomateve, LSDM-ja para anetaresise se saj duhet t'i sqaroje arsyet e verteta, se pse ne pjesen me te madhe te komunave kandidatet e tyre do te pesojne humbje katastrofale, dhe shkaqet e verteta per kandidatin e tyre presidencial, qe rrezikon te mos futet ne rrethin e dyte zgjedhor", deklaroi Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE-ja. "Pohimet e partise ne pushtet jane thjesht shpifje dhe tentim i VMRO-DMNE-se qe planin per parregullsi ne zgjedhje, t'ia hedhe opozites. Ne jemi ne komunikim permanent me te gjithe perfaqesuesit e huaj ne vend, sepse Maqedonia eshte para nje sfide serioze, qe keto zgjedhje duhet te jene te lira dhe demokratike", ka deklaruar Emiljan Stankovic, nga Lidhja Socialdemokrate. Fushata elektorale deri me tani ka rrjedhur pa incidente dhe kjo eshte vleresuar nga komuniteti nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›