E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksporti me boten bie, me Kinen rritet

Blerina Hoxha

Nderkohe qe me vendet fqinje kete vit eksporti i mallrave ka pesuar renie, me Kinen e larget mallrat e eksportuara kane shenuar rritje. Sipas INSTAT tregtia tradicionale me shtetin e madh aziatik ka vazhduar ne menyre te kenaqshme, duke pasur si objektiv rritjen e importit, por edhe te eksportit. Per te tre muajt e pare te ketij viti jane eksportuar drejt Kines mallra me nje vlere prej 415 milione leke, nga 335 milione leke qe ishte kjo shifer vitin e kaluar, ndersa jane importuar mallra te ndryshme me nje vlere prej 6.948 miliarde leke nga 6.389 miliarde leke qe ishte kjo shifer vitin e kaluar. Ndersa ne total eksportet ne tremujorin e pare te vitit rane me 13.45 per qind. Eksporti i tekstileve dhe kepuceve, ra me 10 milione euro, nderkohe qe eksporti i materialeve te ndertimit dhe metaleve ra me 22 milione euro. Eksportet drejt Italise, ku zakonisht perfundojne rreth 70 per qind te mallrave tona, u ulen me 22 milione euro. Ekspertet shpjegojne se Italia eshte rruga e transmetimit te krizes boterore drejt Shqiperise, per shkak te varesise se madhe te ekonomise shqiptare nga ky vend, qofte per sa u perket eksporteve, ashtu edhe per sa u perket remitancave. Por bashkepunimi ekonomik ndermjet Kines dhe Shqiperise eshte fokusuar vetem ne tregti. Pavaresisht se kompani te medha kineze jane ofruar per investime, por deri me tani kjo gje nuk ka mundur te arrihet. Kinezet kane ofruar kater vite me pare 100 milione dollare per ndertimin e Hidrocentralit te Bushatit, por Banka Boterore dhe FMN nuk e ka lejuar sipermarrjen kineze. gjithashtu disa kompani te tjera kineze kohet e fundit kane ofruar interes per marrjen me koncesion te vendburimeve minerare, por autoritetet vendase gjithashtu nuk kane dhene akses ne kete drejtim. Nga ana tjeter buxheti i shtetit ka te trasheguar nje borxh ndaj Kines qe arrin ne 37.2 milione dollare. Pjesa me e madhe e ketyre huave jane marre para vitit 1991, gjate periudhes kur marredheniet ekonomike mes Shqiperise dhe Kines ishin te lidhura ngushte me njera- tjetren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›