Ndryshimet klimaterike, kercenim per Shqiperine
Banka Boterore paralajmeroi dje se ndikimi i ndryshimeve klimaterike ne Rajonin e Evropes dhe ate te Azise Qendrore, do te jete me i madh nga c'pritej. "Evropa dhe Azia Qendrore vuajne nga nje deficit adaptimi, i cili tashme eshte sfiduar nga ndryshueshmerite e fundit klimaterike," tha Marianne Fay, Drejtoresha e Raportit te Zhvillimit Boteror 2010, per Banken Boterore dhe autorja e raportit te ri "Adaptimi ndaj Ndryshimit Klimaterik ne Evrope dhe Azine Qendrore", " i cili do te shenoje vetem perkeqesim ne pasojat e ndryshimeve te parashikuara klimaterike ne dhjetevjecaret qe do te vijne". Temperaturat mesatare ne Evrope dhe Azine Qendrore jane rritur tashme me 0.5ºC ne Jug dhe 1.6ºC ne Veri (Siberi), qe nga fillimi i shekullit te 20. Rritje te pergjithshme nga 1.6 deri ne 2.6 ºC priten te ndodhin deri ne mesin e shekullit dhe ndryshimet me te medha do te jene ne lartesite me veriore. Raporti thote se ndryshimet ne nivelin e detit, si nje tjeter ndikim i ndryshimit te klimes, do te ndikoje ne kater pellgjet e Rajonit-ne detin Baltik, ne Adriatikun Lindor dhe bregun Mesdhetar te Turqise, detin e Zi dhe detin Kaspik, gjithashtu edhe ne Oqeanin Arktik Rus. Ne Baltik, Polonia, e cila ka nje dendesi te madhe te popullsise e cila jeton ne nje bregdet te ulet, eshte me e kercenuara. Pergjate Adriatikut dhe Mesdheut, shperthimet e stuhive dhe depertimi i ujit te kripur ne shtresat ujore nentokesore, kercenon pjese te brigjeve kroate, shqiptare dhe turke. Ngritja e nivelit te detit ne Detin e Zi, po kercenon tashme nje numer portesh dhe qytetesh pergjate brigjeve ruse, ukrainase dhe gjeorgjiane. Ne detin Kaspik, avullimi ne rritje i siperfaqes, deri ne fund te shekullit te 21-te, parashikohet te ule nivelin e ujerave deri ne 6 meter, kesisoj duke rrezikuar rezervat e peshkut dhe duke pasur ndikim mbi infrastrukturen bregdetare.
Kercenimi
Pergjate Adriatikut dhe Mesdheut, shperthimet e stuhive dhe depertimi i ujit te kripur ne shtresat ujore nentokesore, kercenon pjese te brigjeve kroate, shqiptare dhe turke. Temperaturat mesatare ne Evrope dhe Azine Qendrore jane rritur tashme me 0.5ºC ne Jug dhe 1.6ºC ne Veri (Siberi), qe nga fillimi i shekullit te 20.
Kercenimi
Pergjate Adriatikut dhe Mesdheut, shperthimet e stuhive dhe depertimi i ujit te kripur ne shtresat ujore nentokesore, kercenon pjese te brigjeve kroate, shqiptare dhe turke. Temperaturat mesatare ne Evrope dhe Azine Qendrore jane rritur tashme me 0.5ºC ne Jug dhe 1.6ºC ne Veri (Siberi), qe nga fillimi i shekullit te 20.