No visas
Votimi i sotem i ministrave te Brendshem te 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian vulos nje enderr te vjeter te shqiptareve udhetimin pa viza ne Evropen e zhvilluar. Europe no visas ka qene nje kerkese e hershme e te gjitha manifestimeve progresiste te qytetareve tane qe nga koha e protestave te dhjetorit 1990. Erdhi koha tani qe kete kerkese dhe enderr te hershme ta gezojme. Do te kemi pa asnje dyshim perfitime te medha. Jo vetem ato shpirterore dhe psikologjike clirimin nga ndjesia e te qenit inferiore nga shikimet e dyshimta te qytetareve te tjere te Evropes ne pikat e kalimit te kufirit rifitimi i dinjitetit te humbur pa faj. Perfitimet jane ne radhe te pare edhe ekonomike. Vende si Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi duken si te rilindura nga lirshmeria e komunikimit te qytetareve te tyre me vendet e zones Shengen. Kjo pse regjimi i liberalizimit te vizave iu dha atyre ne dhjetor te vitit 2009 dhe u be funksionues ne janar te ketij viti. Mundesia e qytetareve serbe per te levizur lirshem ne vende si Franca Gjermania apo Italia eshte nje kusht favorizues per Fondin Monetar Nderkombetar per te parashikuar per kete vend qe te regjistroje rritjen me te madhe ekonomike per kete vit ne Ballkan 4-5 per qind. Menjehere pas liberalizimit te vizave per Serbine investimet e huaja ne Serbi kercyen me 35 per qind ne nentemujorin e pare te ketij viti ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kurse tek ne ende pa marre heqjen e vizave Shengen eksportet shqiptare po ne periudhen janar-shtator 2010 ishin 60 per qind me te larta se e njejta periudhe nje vit me pare. Prandaj dhe nuk ka asnje arsye per te mos uruar dhe parashikuar te njejtin zhvillim ekonomik edhe per vendin tone pas heqjes praktike te vizave ne janar te vitit te ardhshem sepse vendi yne dhe qytetaret e tij jane te lidhur me mijera fije me vende si Greqia dhe Italia dhe mundesia per te udhetuar lirisht ne keto vende eshte njekohesisht si clirim shpirteror e psikologjik ashtu dhe perfitim ekonomik. Sipermarrja shqiptare perfiton ne kohe dhe ne shpeshtimin e kontakteve me partneret e saj ne biznes te konsoliduar apo potenciale qofshin. Deri tani kalvari i kerkimit te vizave te pritjeve neper radha te gjata e kohengrenese ka prodhuar shpesh here refuzime te shemtuara per marrje vize dhe ngritje pikepyetjesh krejtesisht pa baza tek partneret e huaj. Ka pasur raste kur sipermarresit shqiptare kane hequr dore edhe nga konsiderimi i nje mundesie te mire per biznes dhe eksport vetem per te mos kaluar neper tunelin e gjate e poshterues te kerkimit te ftesave formale te njeqind garancive ekonomike e financiare per te mundesuar marrjen e nje vize disaditore. Me heqjen e vizave Shengen kjo gjendje nuk do te perseritet me dhe sipermarresit e vendit tim marrin dinjitetin qe u takon dhe qe padrejtesisht disa rregulla burokratike te shteteve evropiane ia hiqnin qofte edhe pa dashur. Krahas tyre te rinjte shqiptare do ta kene shume te lehte te shkojne ne Greqi por sidomos ne Itali Gjermani apo Austri per takime dhe intervista per pune te mundshme duke shpalosur dijet dhe aftesite e tyre. Tek ne mund te kemi skeptike sa te duash. Mund te kete nga ata qe te shprehen se po liberalizohemi te fundit se bashku me Bosnje-Hercegovinen se jemi vonuar se po na marrin ngaqe skane cte bejne tjeter. Ne fakt per ne liberalizim i vizave nuk do te thote vetem shtimi i pasagjereve dhe fluturimeve ne aeroportin nderkombetar te Rinasit. Krahas ngritjes se dinjitetit te te udhetuarit si shqiptar ne vendet e tjera te Evropes biznesi yne merr realisht oksigjen per te rikarikuar motoret e vet sidomos ata te eksportit. Heqja e vizave Shengen do te perbeje ogurin me te mire per nje zhvillim ekonomik pse jo edhe 5-6 per qind per vitin e ardhshem per vendin tone. Kjo eshte ekonomia jone pa viza ekonomi e lire e njerezve te lire edhe pse ende pranga te pasioneve driteshkurtra partiake perpiqen tia zene rrugen. Pa asnje dyshim dhe eshte e natyrshme qe kete ngjarje te jashtezakonshme per historine e vendit tone ta shoqerojne edhe shqetesime. Nga euforia dhe deshira jone per te udhetuar jashte do te marrim me vete me dhjetera milione euro me shume se deri tani. Do te duhet nje balancim i mungeses se kesaj sasie valute ne tregun shqiptar. Por nje buxhet publik kerkues dhe rekord ne shpenzime publike sikurse eshte buxheti i vitit 2011 do te dije ta mbuloje kete grope valutore. Dhe levizjet me te dendura e te natyrshme te shqiptareve per ne vende si Itali Greqi Gjermani Austri etj. do te rrisin fluksin e investimeve te huaja ne vend pse me qindra e mijera partnere te rinj te huaj do te gjejne sipermarresit e medhenj por sidomos ata te vegjel shqiptare. Do tu besojne ne takimet sy ne sy dhe do te vijne ketu tek ne keshtu qe endrra jone e vjeter e Shqiperise me No visas do te mund te perkthehet brenda nje periudhe te shpejte 2-3-vjecare edhe ne rritje te ndjeshme te mireqenies se cdo shqiptari.