E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush do ti monitoroje zgjedhjet

Drejtuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve bejne te ditur se kane ftuar vezhgues vendore dhe nderkombetare per monitorimin e zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Kete proces zgjedhor do ta monitoroje edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim. Ata thone se tashme kane filluar hapa konkrete ne pergatitjen e procesit te vezhgimit.

Perfaqesuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit do te vezhgohen nga nje numer i konsiderueshem i vezhguesve vendore dhe nderkombetare. Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka thote se aktualisht nuk mund te flitet per nje numer te sakte te vezhguesve por sipas saj KQZ-ja ka marre premtime te medha nga ambasadat e vendeve te Quintit se do te dergojne vezhgues per zgjedhjet e 12 dhjetorit. Zonja Daka ben te ditur po ashtu se tashme u eshte bere ftesa zyrtare te gjitha KQZ-ve rajonale.

Ftesen zyrtare do tia bejme asociacionit zgjedhor te Evropes nepermjet te cilit do te kerkojme qe te gjithe anetaret qe jane ne kete asociacion te na dergojne vezhgues. Gjithashtu edhe OJQ-te jane te ftuara publikisht OJQ-te vendore normalisht vezhguesit e subjekteve politike etj. - thote Daka.

Ndryshe disa nga partite politike kane shprehur shqetesimet e tyre duke thene se per shkak te festave te fundvitit shume vezhgues nderkombetare mund te mos i pergjigjen fteses se KQZ-se per monitorimin e procesit zgjedhor ne Kosove.

Por per kete ceshtje zonja Daka thote Ne ftesat i kemi derguar edhe ajo varet prej tyre nese do te vijne. Mirepo ne prej ambasadave kemi konfirmim se do te kete vezhgues nderkombetare te cilet kane shprehur gatishmeri qe te vijne.

Jakup Krasniqi ushtrues detyre i presidentit te Kosoves dhe Hashim Thaci kryeminister ne doreheqje kane ftuar mekanizmat nderkombetare qe ti vezhgojne zgjedhjet ne Kosove per te cilen gje sipas tyre eshte marre edhe konfirmimi.

Nga ana tjeter edhe ne keto zgjedhje koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim do ti monitoroje zgjedhjet. Ismet Kryeziu drejtues i ketij koalicioni pos qe konfirmon vezhgimin e zgjedhjeve u ben thirrje subjekteve politike qe te mbizoteroje nje proces demokratik.

lsquoDemokracia ne Veprim ka filluar qysh me heret me reformen zgjedhore ndersa tash jemi ne fazen e aktiviteteve per edukimin e votuesve dhe informimin e tyre per ndryshimin e ligjit. Po ashtu jemi ne pergatitje te rekrutimit te vezhguesve per ti mbuluar te gjitha vendvotimet ne Kosove. Jemi te pergatitur maksimalisht qe te marrim pjese ne proces sa me mire - konfirmon Kryeziu. Kryeziu sqaron se Demokracia ne Veprim do te veproje ne dy plane sa i takon vezhgimit te zgjedhjeve.

Jemi duke operuar me dy plane operative per te pasur dy mundesi ate per te pasur vezhgues ditor te cilet do te percjellin vetem procesin e votimit dhe per te pasur vezhgues te cilet do ta percjellin enkas procesin e numerimit. Plani i pare eshte qe te kemi rreth 5 mije vezhgues aktive por do te shohim gjate javes se ardhshme do ti kemi numrat e sakte - sqaron Kryeziu. Zgjedhjet lokale te vitit te kaluar u vezhguan nga 2400 vezhgues te pavarur ndersa 1230 vezhgues ishin te huaj por edhe mijera te tjere te partive politike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›