Ekspozime ne shume fusha sociale
Porti i Durresit eshte i pranishem ne edicionin e 18-te te Panairit Nderkombetar Klik Ekspo Group i cili shihet si nje instrument efikas per permbushjen e nevojave te informimit dhe te krijimit te kontakteve te shumta me sipermarres te huaj. Panairi qe do te vijoje nga 25-30 nentor ka nisur diten e premte ne prani te personaliteteve me te larta te vendit. Ne vijim te nje tradite tashme te ndertuar nder vite Klik Ekspo Group respekton vleresimet dhe pritshmerite e qindra perfaqesuesve te bizneseve pjesemarres e vizitoreve ne te gjitha edicionet qe zhvillon me ane te nderimit ne ceremoni te vecanta te personaliteteve te shquara per merita te vecanta ne fushat e veprimtarive publike dhe private qe jane te lidhura me keto ekspozime zhvillimin social-ekonomik te vendit si dhe me fushen e artit dhe kultures . Ne vijim te eventit z. Eduard Ndreu do te bej nje prezantim te portit te Durresit dhe me pas do te mbahet nje konference per shtyp. Te pranishem ne kete Panair jane mjaft operatore ekonomik vendas dhe te huaj ne sektorin e energjetikes ndertimit transportit dhe telekomunikacionit metalurgji industri e lehte institucione financiare institucione shteterore me perfaqesues nga Belgjika Polonia Greqia Italia Kosova Austria Hungaria Cekia Irani Egjipti Brazili Maqedonia Serbia Mali i zi Kroacia Bosnje-Hercegovina Franca Holanda Franca Gjermania Kina etj. Ne panair te gjithe sektoret i japin frymemarrjen ekonomike rajonit ndertimi dhe burimet alternative te energjise perpunimi i mbetjeve te renda metalperpunimi industria minerale turizmi industria agroushqimore etj. Mbi 300 ekspozues nga me shume 20 shtete te botes jane pjese e ketij Edicioni te Panairit me nje pjesemarrje te gjere te vendeve te rajonit dhe te BE-se me nje larmi e produkte te cilesise te larte.
A. Ajazi