E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri i vetevrasjes me cifte gjahu i drejtorit te shkolles

Pasi eshte plagosur sipas policise vete drejtori Dritan Kllapi ka telefonuar per te kerkuar ndihme dhe i jepte udhezime gjahtarit tjeter per te ndezur zjarr

Drejtori i nje shkolle 9-vjecare ne Gjirokaster eshte veteplagosur ne rrethana misterioze ndersa kishte dale per gjueti. Sipas uniformave blu mesohet se shtetasi Dritan Kllapi perfundoi mesditen e djeshme i plagosur ndersa kishte dale per gjueti. Burime zyrtare te policise bene te ditur se plaget ishin shkaktuar nga sacmat e ciftes. Ngjarja ka ndodhur ne nje zone te pyllezuar ne Gjirokaster. Ndihma e pare per Kllapin eshte dhene nga banoret e zones qe e kane gjetur te pergjakur ndersa me nje helikopter eshte transportuar per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Por per shkak te plageve te marra ka humbur jeten gjate transportimit per ne spital. Forca te shumta policie kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.Sipas policise viktima ndodhej bashke me nje gjahtar tjeter ne pyll ne momentin e aksidentit.

Thirrja per ndihme

Nje telefonate e befte ne policine e Gjirokastres ka sinjalizuar nje lajm te rende per nje veteplagosje te nje gjahtari. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastres bejne me dije mesditen e djeshme u ka ardhur nje telefonate ne te cilen thuhej se ne Malin e Gjere mbi qytetin Gjirokaster nje shtetas eshte veteplagosur me arme gjahu cifte dhe se kerkon ndihme nga spitali dhe policia per ta transportuar per ne spital. Ai qe telefonoi dhe lajmeroi policine ishte vete i plagosuri dhe nepermjet kontakteve me te ne celular pas disa oresh policia nuk arriti dot te orientohej pasi vendngjarja ishte tre ore mbi lagjen Granice te qytetit Gjirokaster. Sakaq nga ana e policise eshte udhezuar i plagosuri permes telefonit ku i thuhej qe shoku i cili ndodhej me te te ndizte zjarr per tu identifikuar vendndodhja. Efektivet e policise se Gjirokastres se bashku me nje mjek u nisen me helikopter ne vendin ne fjale i cili ndodhej ne mal por gjendja e te plagosurit ishte e rende kjo sipas vete deklarimit te te demtuarit kur ka komunikuar ne celular me oficerin e Salles Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster pasi kishte rrjedhje te madhe gjaku nga plaget. Trupat e policise dhe grupi hetimor jane nisur per ne vendngjarje me kembe ndersa mjeku ka pritur helikopterin i cili ishte nisur nga Tirana per ne drejtim te vendngjarjes. Rreth ores 1330 helikopteri se bashku me mjekun e Spitalit Gjirokaster kane mberritur ne vendngjarje ku helikopteri per arsye sigurie pasi vendi ishte shume i thepisur eshte ulur rreth 500 metra larg nga vendi ku ndodhej i veteplagosuri. Sapo ka mberritur mjeku ne vendngjarje ka konstatuar se shtetasi Dritan Kllapi rreth 40 vjec lindur ne Zagorie dhe banues ne Gjirokaster ishte pothuaj pajete dhe me gjithe perpjekjet e mjekut per ti dhene ndihme ishte e pamundur pasi ky shtetas nderroi jete. Mesohet se viktima Dritan Kllapi se bashku me fqinjin e tij Hysen Kolleshi rreth 63 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster kishin shkuar ne mal qe prej oreve te para te mengjesit per gjueti.

Plagosja

Dritan Kllapi ka rreshqitur ne nje faqe te thepisur dhe aksidentalisht i eshte shkrepur arma e gjahut cifte ku sacmat i kane pershkruar te dy pulpat e te dy kembeve dhe per pasoje i eshte shkaktuar rrjedhje e madhe gjaku. Me gjithe ndihmen e dhene nga fqinji i vet duke i lidhur te dyja kembet me mjete rrethanore per te ndaluar rrjedhjen e gjakut nuk eshte bere e mundur shpetimi i jetes se tij. Sakaq trupi i pajete eshte transportuar me helikopter per ne morgun e spitalit rajonal Gjirokaster per veprime te metejshme ndersa hetimet vazhdojne. Gjithsesi nga ana e grupit hetimor i cili ka kryer veprimet ne vendngjarje rezultoi se viktima Dritan Kllapi gjate ecjes per gjueti nga pakujdesia ka rreshqitur dhe eshte plagosur ne gjymtyret e poshtme me armen e tij te gjahut cifte dhe per pasoje rreth nje ore me vone ka gjetur vdekjen si pasoje e gjakrrjedhjes se madhe nga plaget e shkaktuara nga ciftja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›