E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 98 kg droge ne kerkim transportuesi

Serish sekuestrohet lende narkotike ne Gjirokaster. Policia ka sekuestruar 98 kg droge e tipit kanabis sativa ne komunen Piskove. Droga u gjet ne nje mjet tip Mercedes-Benz nderkohe qe u pikas nga policia ne aksin rrugor Kelcyre - Permet. Operacioni policor u krye ne oret e para te mengjesit te djeshem rreth ores 530 nderkohe qe policia pasi pikasi mjetin e dyshuar u perpoq te ndalonte drejtuesin e mjetit i cili e braktisi ate bashke me drogen rreth ores 730. Policia ka nisur hetimet nderkohe ende nuk behet i ditur identiteti i drejtuesit te mjetit. Droga u sekuestrua nga finalizimi i operacionit policor te koduar Ngrica 2. Policia e Gjirokastres pas informacioneve per transportimin e nje sasie droge drejt Leskovikut sot rreth ores 05.30 te mengjesit te djeshem ngriti nje pike kontrolli ne aksin rrugor Permet - Kelcyre ne fshatin Kosine te rrethit Permet ku rreth ores 0600 ndali automjetin Mercedes-Benz pa targa i cili po transportonte drogen drejt Leskovikut me destinacion shtetin grek. Sipas policise drejtuesi i automjetit me te pare policet qe kishin rrethuar zonen ka ndaluar rreth 500 metra para tyre dhe eshte kthyer menjehere mbrapa duke levizur me shpejtesi te madhe ne drejtim te Kelcyres. Ne ndjekje te tij jane vene menjehere nje numer policesh nderkohe qe drejtuesi i makines per tiu shmangur policise ka devijuar nga rruga nacionale duke u futur ne nje rruge dytesore qe te con ne fshatin Pagar. Pikerisht ne afersi te varrezave te fshatit Piskove te rrethit Permet ai ka hedhur ne anen e murit te varrezave te ketij fshati 98 pako te mbeshtjella me leter natriban ku dyshohej se kishte lende narkotike kanabis sativa. Pasi ka hedhur lenden narkotike drejtuesi i automjetit ka vazhduar me shpejtesi levizjen ne rrugen qe te con ne fshatin Pagar te Komunes Piskove por pasi ka bere rreth nje kilometer rruge automjeti e ka lene ne mes te rruges dhe ai eshte detyruar ta braktise duke u larguar me shpejtesi ne drejtim te pyllit. Pas sekuestrimit te pakove te droges dhe automjetit policia ka shpallur ne kerkim nje 26-vjecar nga Kelcyra te cilit per arsye hetimi i behen me dije vetem inicialet V. A. Policia rajonale po punon per kapjen e tij dhe zbulimin e personave te tjere te implikuar ne kete trafik si edhe origjinen e lendes narkotike dhe destinacionin perfundimtar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›