Çifti Rama, ngushëllojnë familjen e Aleks Nikaj
Kreu i PS-së Edi Rama ka bërë të dielën nje vizitë ngushëllimi në familjen e Aleks Nikajt, një nga 4 viktimat e demostratës së 21 janarit.
I shoqëruar nga nëna e tij, bashkëshortja Linda, anëtari i Opozitës së Bashkuar Prec Zogaj dhe deputeti Paulin Sterkaj, Rama i ka shprehur familjes Nikaj ngushëllimet për humbjen e njeriut të dashur, i cili lë pas 2 vajza.
Kreu socialist tha se humbja e babait në familje është e pazëvendesueshme, por ai do të jetë pranë familjes se Aleksit për ti ndihmuar .
Të afërmit e 36 vjeçarit kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së tij, ndërsa kanë akuzuar segment të Partisë Demokratike se kanë vrarë qëllimisht Aleks Nikajn.
Por kreu i PS-së Rama tha se kjo vrasje nuk ka të bëjë me PD-në por me një grup njerëzish që duan ta shrytëzojnë atë për përfitime personale.
Demostruesi nga Lezha Aleks Nikaj u qëllua me plumb në kokë para Kryeministrisë gjatë demostratës së 21 janarit.
Ai u mjekua per disa ditë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, e më pas u dërgua në Turqi ku në 5 shkurt humbi jetën nga plagët e rënda.