Aksident tragjik në Dibër, 2 të vdekur
Shpejtësia tej normave të lejuara ka qënë shkaku i një aksidenti të rëndë ndodhur paraditen e sotme në Dibër, në vendin e quajtur “Ura e Gëzhdarit”.
Nga aksidenti gjetën vdekjen dy persona dhe dy persona te tjere janë plagosur. Viktimat e aksidentit janë Lavdosh Paçuku 20 vjeç dhe Kastriot Gjoni 19 vjeç. Makina tip Benz ka rënë nga ura në një përrua nga një lartësi rreth 30 metra.
Drejtuesi i automjetit, Eriglen Gjoni, ka mbetur i plagosur.