Ekspozita, Dita e rënies së simboleve të komunizmit, nderimi i viktimave të terrorit

>Krimet e komunizmit vijnë në ekspozitën e Muzeut Historik Kombëtar
Në datën 20 shkurt një ekspozitë me një përmbajtje të veçantë do të vijë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, e cila do të përmbaje materiale mbi krimet e komunizmit në vendin tonë. Për këtë qëllim në Muzeun Historik Kombëtar, është mbledhur një grup pune nën drejtimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Ekspozita do të hapet në përvjetorin e 18- të të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në grupin e punës bëjnë pjesë drejtues të MTKRS, si dhe të institucioneve qendrore të saj, të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Arkivit të Ministrisë së Brendshme, RTSH, etj. Burime nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare pohojnë se ajo do të ndërtohet me fotografi,dokumente dhe video. Ka një kombinim fotosh si dhe do të shfaqen kronika të kohës dhe dokumentarë si dhe pesë vitrina me objektet e të të dënuarve. Ndërtimi i ekspozitës do të bazohet mbi një kronologji të caktuar, që i përket periudhës 1944-90. Këtu do të përfshihen vrasjet, gjyqet, asgjësimi i klerit, burgjet, kampet e përqendrimit dhe të punës, mjetet e dhe format e torturës, nderim dhe respekt për të rënët, qëndresat e diktaturës etj. Ekspozita Dita e rënies së simboleve të komunizmit do të ketë në fokus të saj dramën individuale të viktimave, por dhe ngjarje, situata etj. Nga burime pranë Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Ministrinë e Kulturës mësohet se ekspozita, e cila pritet që të hapet në datën 20 shkurt do të jetë bërthama e një pavijoni të përhershëm që do të integrohet në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe të një muzeu të ardhshëm vetëm për genocidn e periudhës në fjalë. Ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ekziston një pavijon për krimet e komunizmit, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, ndërsa ngritja e këtij muzeu sipas burimeve pranë kësaj drejtorie është nder dhe respekt ndaj të gjithë viktimave të komunizmit, persekutimit të popullit për rreth 50 vjet. Krahas muzeut është menduar që të ndërtohet dhe një obelisk. Megjithëse ky është një projekt, i cili ka angazhuar disa institucione, nuk ka një fond të përcaktuar për këtë pavijon. Ndërkohë që institucionet që po marrin pjesë në ndërtimin e këtij pavijoni kanë dhënë kontributin e tyre me materiale origjinale, foto, dokumente, objekte të përdorura nga të burgosurit etj,duke plotësuar anën vizuale dhe atë të përmbajtjes së ekspozitës. Risia e ekspozitës qëndron në faktin se do të ketë dokumente, të cilat do të shfaqen për herë të parë. E veçantë do të jetë dhe salla e dokumentarëve, ku do të ketë filmime dhe dokumentarë kryesisht të jetës së të dënuarve në burgje, në kampet e përqendrimit etj. Nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare mësohet se asnjë nga fotot nuk do të jetë me jetën civile të atyre që kanë mbijetuar nga genocidi komunist. Është kryesisht jeta e tyre në burg, me pamje në momentet e persekucionit komunist. Sipërfaqja e ekspozimit është rreth 180 metër linear, ku në qendër të ekspozitës, përballë do të jetë një hartë ku janë të skicuara të gjitha burgjet dhe kampet e përqendrimit të Shqipërisë. Kjo është një hartë, e cila do të ketë një sfond të zi për të treguar që e gjithë Shqipëria në këtë kohë ka qenë një burg dhe pranë saj do të ketë një instilacion telash me gjemba, e cila do të tregojë një pjesë të jetës në atë kohë. Në një monitor të madh në mënyrë të vazhdueshme do të jepen të gjithë emrat e atyre që kanë pasur mbi shpinë këtë persekucion, dhe sipas burimeve mësohet se janë rreth 40 mijë persona. Ekspozita nuk është fokusuar vetëm tek të dënuarit politikë, por dhe persona të fushave të tjera, si artistët. Një panel kryesor do të zërë dhe momenti kur janë shkatërruar kishat dhe xhamitë, si dhe dënimet që i janë bërë klerikëve, kryesisht pjesës myslimane dhe ortodokse. Ekspozita Dita e rënies së simboleve të komunizmit, do të qëndrojë e hapur rreth dy muaj.