Nënë Tereza përkujtohet në Shkup
>Në qytetin e Shkupit dje u përurua një shtëpi në kujtim të nënë Terezës. Kjo shtëpi përkujtimore, ku janë mbledhur dokumente të ndryshme lidhur me jetën e nënë Terezës, është ndërtuar në vendin ku më parë ndodhej një kishë katolike. Në këtë kishë vogëlushja Agnes Gonxhe Bojaxhiu, lindur në shtator të vitit 1910 në një familje shqiptare të Shkupit, ishte pagëzuar.
Ndërtimi i kësaj shtëpie përkujtimore është financuar nga Ministria maqedonase e Kulturës, si dhe nga disa donatorë privatë. Nënë Tereza e kaloi fëmijërinë në këtë shtëpi, përpara se të nisej në moshën 18 vjeçe për në Irlandë dhe më tej për në Indi ku ajo themeloi në Kalkutë urdhrin e Misionarëve të bamirësisë. Ajo mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979. Nënë Tereza vdiq në shtator të vitit 1979 në moshën 87 vjeçe.