E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirush Kabashi ngjit në skenë Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit

>Monodrama Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit shkëputur nga  novela me të njëjtin titull e shkruar nga autori francez Eric Emmanuel Schmitt, u shfaq dje në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar. Protagonist dhe regjisor i kësaj monodrame është aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, i cili pak ditë më parë prezantoi suksesshëm debutimin e tij në teatrin Polihoros të Athinës, me shfaqjen Apologjia e Sokratit. Me udhëheqës artistik Alfred Bualotin dhe skenografi të Hysni Loka, shfaqja solli në skenën e teatrore mesazhin e bashkëjetesës fetare midis një djaloshi hebre dhe një myslimani, njerëz me besime dhe kultura të ndryshme që sillen në harmoni me njëri tjetrin. Për këtë shfaqje Kabashi shkëput disa fjalë të Shmitt që shkruan se, U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit si mënyrë për përhapjen e shpresës. Monodramën Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit do të shfaqet dhe sot në skenën e Teatrit Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›