Berat, drejtoria e higjienës zbulon plehrat si shkak iepidemisë së verdhëzës

>Dezinfektohen ambientet në lagjet ku fëmijët u prekën në masë nga verdhëza
Vihet në lëvizje Drejtoria e Shëndetit Publik, pas shtimeve të rasteve të prekur nga hepatiti A në qytetin e Beratit, ose siç quhet në gjuhën popullore verdhëza. Për të parandaluar shtimin e rasteve të të prekurve, kjo drejtori është vënë menjëherë në dijeni për këtë hepatit dhe ka marrë masat e para urgjente, ndërkohë që mësohet se kjo sëmundje epidemike është shkaktuar si pasojë e ndotjes tepër të larta në zonën e banuar, ku jetojnë të prekurit, mungesa e higjienës në familje, por dhe kontakti i afërt me personat e prekur. Burime nga Drejtoria e Shërbimit Publik në qytetin e Beratit bëjnë me dije se për rastet e të prekurve nga hepatiti A, në lagjen Donika Kastrioti shërbimi i Epidemiologjisë ka marrë të gjitha masat që të izolojë çdo mundësi përhapjeje në vatrat e shfaqura. Shefja e këtij reparti, Polikseni Doçi është shprehur për gazetën se ditën e djeshme është bërë dezinfektimi i shumë ambienteve në lagjen, ku u shfaqën rastet dhe janë dhënë informacionet e para mbi sëmundjen tek personat e tjerë të kontaktit me familjen. Kështu, në lagjen Donika Kastrioti janë dezinfektuar dje gjithë ambientet e shkollës, kopshtit dhe çerdhes që ndodhen në këtë lagje. Sipas shefes së shërbimit të epidemiologjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore është bërë e mundur që të gjitha ambientet e shkollës, kopshtit dhe çerdhes të dezinfektohen për të parandaluar çdo mundësi të përhapjes së kësaj sëmundjeje. Po kështu, familjet e kësaj lagjeje janë vënë në dijeni për masat që duhet të marrin për parandalimin e sëmundjes.
Analizat e ujit të pijshëm
Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik, bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve, analizat e ujit të pijshëm janë kryer më tepër se 15 herë, nga ku ka rezultuar se uji nuk ka pasur ndotje bakteriologjike dhe në çdo kohë banorët janë furnizuar me ujë të pijshëm krejtësisht të pastër. Por numri i rasteve të të prekurve nga verdhëza u shtua si pasojë e ndotjes tepër të lartë në këtë lagje të banuar me familje egjiptiane, ku plehrat janë të pranishme kudo. Ditët e fundit, në këtë lagje, një numër i konsiderueshëm fëmijësh nën 15 vjeç u prekën nga hepatiti A, ndërkohë që raste të reja nuk ka. Për parandalimin e përhapjes së këtij hepatiti, janë marrë të gjitha masat e mundshme nga kjo drejtori. Drejtori i shëndetit publik, Avdyl Haxhialiu, në një prononcim për gazetën tha se menjëherë sapo u mësua lajmi se në spital janë shtruar fëmijë të lagjes Donika kastrioti, inspektorët e shëndetit publik morën analizat në vendet se ku dyshohej se ishte burimi kryesor i rënies së hepatit A, e njohur ndryshe në gjuhën popullore sëmundja e verdhëzës. Në fakt, inspektorët e higjienës për ditë marrin kampione të ujit të pijshëm në disa pika të shpërndarjes së tij në abonentët familjarë që janë në pikat kyçe të ndarjes së tubacioneve dhe të depove. Kampioneve të marra të sasisë së ujit u bëhet analiza bakteriologjike, kimike dhe fizike ku nxirren të dhënat e sakta nëse uji është i përdorshëm për njerëzit si dhe analiza të tjera për sasinë e klorit etj. Gjithsesi drejtoria e shëndetit publik ka marrë të gjitha masat që të izolojë çdo mundësi përhapjeje në vatrat e shfaqura. Ekspertët e shëndetit publik kanë arritur të saktësojnë se rënia e hepatit A, verdhëza nuk ka ardhur nga ndotja e ujit të pijshëm, pasi në 15 raste të bëra, uji i pijshëm në këtë lagje nuk pasur ndotje bakteriologjike. Por ekspertët e kësaj drejtorie kanë nxjerrë konkluzion se hepatit A, ka ardhur si rezultat i ndotjes së ambientit nga plehrat.