E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA rrit presionin. Arvizu Pas 8 Majit te ndryshoje Kodi

Zgjedhje të lira, larg dhunës dhe në fund të pranuara nga të gjitha partitë. Ka qenë ky mesazhi i përcjellë në një fjalim të gjatë para ministrave, deputetëve dhe shoqerise civile në një forum për politikëne e jashtme nga ambasadori amerikan.

”Ne duam atë që duan të gjithë shqiptarët të shohim zgjedhje të lira nga dhuna. Pasi këto zgjedhje të jenë çertifikuar nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, presim që të gjithë partitë ta nderojnë dhe ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, fitoren apo humbjen. Sapo zgjedhjet të përfundojnë u bëj thirrje shqiptarëve dhe klasës politike që të përqëndrohen sërisht në të ardhmen europiane te shqipërisë” deklaroi Aleksander Arvizu.

Pas zgjedhjeve, sfida e madhe shndërrohet Bashkimi Europian sipas diplomatit të Shteteve të Bashkuara. Për një performancë më të mirë në këtë drejtim ai ka orintuar politikën në 5 pika kryesore ku politika duhetë të fokusohet.

“Imuniteti- Është shndërruar në një mburojë prapa të cilës fshihen shpesh zyrtarët e korruptuar. Askush s’është imun ndaj ligjit.
Reforma tokës- Së bashku me korrupsionin, vështirësia për të siguruar pronësinë e qartë të tokës tremb tej mase investitorët e huaj.
Sistemi gjyqsor- Prej 2 vitesh është bllokuar për pamundësisë së parlamentit për të miratuar ligjet me votat e nevojshme.
Nxis partitë, parlamentin dhe presidentin që të angazhohen në parimet e gjyqësorit dhe prokurorisë së pavarur nga ndikimet politike.
Sistemi elektoral më pak partiak. Aktuali krijoi mosbesim dhe dyshim reciprok. I jep secilës parti mundësinë për të penguar dhe bllokuar të gjithë procesin elektoral” tha Arvizu. 

Kodi dhe sistemi aktuual elektoral sipas ambasadorit i kthen partitë njëkohësisht në palë dhe gjykatës, për këtë arsye ndërhyrja në ligj është e domosdoshme.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›