E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita Imazhe te Shqiperise ne vitin 1912

Pas 100-vjetësh ambasada franceze e çel ekspozitën “Imazhe të Shqipërisë në vitin 1912”,  jo në letër por në videoprojeksion, si një dhuratë për vitin jubile të Pavarësisë së vendit dhe si një dëshmi e prezencës së Francës në Shqipëri në atë kohë. Jane plot 90 fotografi Portrete fëmijësh, burrash e grash, kostume e tradita, objekte kulti, monumente e rrënoja, tregje e dyqane, manifaktura e vepra, nga Tiranë në Shkodër,  te cilat kanë ngjyrat e zbehta të kohës. Këto foto të rralla u realizuan  ne vitin 1912 kur gjeografi Jean Brunhes dhe fotografi August Léon mbërritën në Shqipëri për një mision prej pesë ditësh  ku  fotografuan imazhe të një vendi në kaos, në fillim të shekullit të XX.  Ky udhëtim nuk ishte rastësor , por si pjesë e projektit të bankierit të pasur francez Albert Kahn për “Arkivat e Planetit” me qëllim dokumentimin e historinë të rreth 50 vendeve të botës, mes të cilave dhe Shqipëria. 
Fotografitë pasqyrojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit. Në Tiranë dhe më pas në Shkodër, pamjet e marra bëhen të ndryshme, duke krijuar një galeri të tërë me fotografitë e marra natyrshëm. Në një rrugë në Shkodër, dhe më pas në një rrugë tregu me plot lëvizje, Jean Brunhes dhe August Léon vendosin kamerën e tyre dhe filmojnë. Gjatë itinerarit të tyre në Prizren, Shkup, Manastir dhe Strugë, ata nuk reshtin së fiksuari në celuloidët e tyre çaste jete, të cilat sot na tërheqin vëmendjen për nga pasuria artistike edhe dokumentare. 
Gjithashtu në “Arkivin e Planetit”, të Albert Kahn në Paris ndodhej edhe një film prej 5 minutash që tregon Shqipërinë e asaj kohe nga Durrësi në Shkodër si dhe një tekst të gjeografit Jean Brunhes që ka qenë një mbrojtës i çështjes së shqiptarëve dhe i Pavarësisë së Shqipërisë.   Për te shijuar këto thesare  te çmuara për Shqipërinë ishin të pranishëm në këtë aktivitet edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Si dhe shume personalitete te tjera nga fusha te ndryshme 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›