Ekspozite me motive patriotike ne TBU
Në ambientet e TBU-së është çelur një ekspozitë e veçantë me motive patriotike në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Presidenti i këtij universiteti, Artan Hoxha u shpreh se kjo ekspozitë është e veçantë, pasi na jep rrugëtimin artit pamor ndër vite.
Kuratori i kësaj ekspozite Abaz Hado tha se qëllimi i këtij aktiviteti është ndërthurja e brezave të artit pamor, si dhe prezantimi i pikturave të pa njohura më parë.
Ndërsa piktori Zef Shoshi tha se aktivitete të tilla pasurojnë jetën artistike në vend.
Në këtë ekspozitë shumëngjyrëshe dhe të larmishme në gjini si peizazh , portrete dhe elemente të veçanta patriotike të pranishmit patën mundësi të shijonin veprat e artistëve te shquar shqiptar ndërthurur me veprat e artistëve të rinj të cilët janë premtues në fushën e pikturës.