Vizat BE diskuton per mekanizmat mbrojtes ne rast abuzimi

Ministrat e brendshëm të BE të mbledhur në Luksemburg kanë diskutuar për mekanizmin e mbrojtjes në rast abuzimi të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për vendet që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Kërkohet që Parlamenti Europian të aprovojë këtë mekanizëm, i cili do të bëjë të mundur që në të ardhmen në rast urgjence nga njëri shtet apo situate shqetësuese të kërkohet pezullimi i përkohshëm i lëvizjes së lirë.
Në konferencë për shtyp pas këtij takimi komisionerja për çështjet e Brendshme Sesilia Malmstrom ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen me shumë vëmendje. Kjo sipas saj do diskutohet edhe në Tiranë në nëntor ku do të ketë një takim ndërministror, pasi duhen shmangur abuzimet.
“Kemi biseduar për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor, është një proces shumë i rëndësishëm që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë, por që ka dhe probleme më të mëdha, 75 për qind më shumë azil kërkues në krahasim me një vit më parë”- tha komisionerja Malmstrom.
Ajo shtoi se duhet të arrijmë standarde të larta dhe në një nivel më të lartë për trajtimin e atyre që kërkojnë azil.
Kjo çështje do të trajtohet edhe në ministerialin e ministrave të brendshëm të Ballkanit që do zhvillohet në Tiranë në 5 dhe 6 nëntor ku do të marrë pjesë edhe komisionerja Malmström.