E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet parlamentare në Kosove, fiton Hashim Thaci

Hashim Thaci, fiton serish ne Kosove
Rozeta Rapushi
Ne zgjedhjet e para parlamentare ne Kosoven e pavarur, rezultatet e sondazhit te Institutit "Gani Bobi" te dhena menjehere pas mbylljes se qendrave te votimit pas ores 19:00, shpallin fitues Partine Demokratike te Kosoves, me ne krye Hashim Thacin. Personin qe shpalli solemnisht pavaresine e Kosoves ne Parlament, dy vite me pare. Kreu i ketij instituti, Shkelzen Maliqi, u shpreh dje se nga rreth 2200 te anketuar, rezulton fitues, ish-kryeministri, Hashim Thaci me 31% te te pyeturve. I pasuar, nga Levizja Demokratike e Kosoves me 25% te te anketuarve nga sondazhi "Gani Bobi". Ndonese u kujdes te theksoje faktin, se keto jane rezultate paraprake dhe te realizuara nga sondazhi, qe per te paren here zhvillohet per zgjedhjet ne Kosove, Maliqi tha se marzhi i gabimit ne sondazhe te tilla, eshte jo me shume se 2-3%. Nje marzh ky shume i ulet per parashikimin e rezultateve te zgjedhjeve parlamentare. Nderkohe qe sipas ketij sondazhi, partia e trete ne zgjedhje, renditet Levizja Vetevendosje e drejtuar nga Albin Kurti me 16% e pasuar nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, e Rramush Haradinaj me 12.5%. Nje renditje e tille, e ben Levizjen Vendvendosje te Kurtit, forcen e trete politike ne Kosove, me jo pak peshe. Renditja e forcave politike sipas parashikimeve te bera nga Instituti Gani Bobi, vijon me Partine, Aleanca per Kosoven e Re, e drejtuar nga Bexhet Pacolli me 6.5% dhe me pas me Fryma e Re, e kryesuar nga Shpend Ahmeti me 4.5%, dhe me pas Lidhja Demokratike e Dardanise e Nexhat Dacit me 2.5%. Sipas ketyre rezultateve, ne rast te verifikimit te tyre realisht pas shpalljes se rezultateve, dy partite e vogla me nje perqindje te tille, nuk mund te kalojne pragun elektoral per te qene pjese ne Kuvend, sipas parashikimeve te bera nga Instituti "Gani Bobi". "Gabimi i ketij vleresimi, mund te jete deri ne 3.5 per qind, por rezultatet e publikuara nuk mund te merren si te sakta, por vetem si nje tendence", tha Maliqi pas shpalljes se rezultateve te sondazhit. Ne zgjedhjet e para parlamentare, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, konkurruan ne teresi 29 forca politike, nga te cilat pak prej tyre kane arritur rezultate te dukshme. Nderkohe qe te anketuarit jane pyetur edhe ne lidhje me ecurine e procesit zgjedhor, nese ishte korrekt dhe paqesor. Sipas sondazhit te zhvilluar nga instituti Gani Bobi, 1/3 e te anketuarve, i kane vleresuar zgjedhjet e pergjithshme te mbajtura dje ne Kosove, si jashtezakonisht te mira. Ndersa pjesa tjeter i ka cilesuar si te mira.

Exit-Poll
Rezultatet e Institutit Gani Bobi
31% Partia Demokratike e Kosoves, Hashim Thaci
25% Lidhja Demokratike e Kosoves, Isa Mustafa
16% Levizja Vetevendosje, Albin Kurti
12.5% Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Rramush Haradinaj
6.5% Aleanca per Kosoven e Re, Bexhet Pacolli
4.5% Fryma e Re, Shpend Ahmeti
2.5% Lidhja Demokratike e Dardanise, Nexhat Daci

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›