Zbulohen pas 13 vjetesh dy vrasje te bandes se Kateshit
Policia e Elbasanit ka arritur te zbardhe dy vrasje dhe nje plagosje te ndodhur 13 vite me pare gjate trazirave te vitit 1997. Sipas burimeve zyrtare te policise behet e ditur se jane zbuluar kater autoret e dy ngjarjeve te vitit 1997 pavaresisht se dy prej tyre jane vrare ne rrethana ende te paqarta dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim nderkombetar.
Kreu i Policise se Elbasanit Sajmir Mucaj ka dale dje ne nje komunikim per mediat duke deklaruar se pas rihapjes se dosjeve per ceshtjet e pazbardhura nga drejtesia eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar Patrulla. Objekt i ketij operacioni ka qene aktiviteti kriminal i grupit te njohur si Banda e Kateshit qe ka vepruar ne vitin 1997 ne qytetin e Elbasanit.
Ky grup eshte akuzuar se ka kryer nje sere vrasjesh vjedhjesh grabitje bankash e gjobevenie ne muajt e trazirave.
Kreu i Policise se Elbasanit ka sqaruar se objekt i operacionit Patrulla eshte nje ngjarje te ndodhur me daten 20 prill te vitit 1997 ne lagjen Haxhias te Elbasanit ku ne afersi te vendit te quajtur Ish-Vajguri jane vrare me arme automatike Alifir Sadushi Arben Shkodrani si dhe eshte plagosur rende Kastriot Dervishi.
Mesohet se operacioni eshte marre persiper nga strukturat e Hetimit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit ne kuader te punes per zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve te vjetra. Pas nje pune intensive disamujore nepermjet metodave speciale ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit te Elbasanit u be dokumentimi i kesaj ngjarjeje te rende kriminale si dhe zbulimi i autoreve. Ata jane shtetasit me inicialet T.GJ. D.K. L.F dhe E.D te gjithe banues ne qytetin e Elbasanit ka shpjeguar drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit Sajmir Mucaj.
Sipas tij per dy autoret e kesaj ngjarjeje te cilet jane T.GJ. dhe D.K. pas daljes se urdher-arrestit nga Prokuroria e Elbasanit eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar e tyre per vepren penale te vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim ndersa dy autoret e tjere L.F. dhe E.D. jane vrare ne vitin 1997 nga bandat rivale te asaj kohe. Policia ka garantuar se shume shpejt pritet arrestimi i dy autoreve te dyshuar per te cilet eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar.
Historia e grupitEnde nuk dihet nese ishin shoket e Dritan Kateshit apo ai vete qe e pagezoi grupin e tij ne fillim te vitit 1997 me emrin Banda e Kateshit. Ne kete bande u perfshine mbi 25 djem te qytetit te Elbasanit. Ndersa kreu i saj vinte nga nje familje me reputacion ne qytet rreth kreut te bandes u afruan jo pak persona me precedente penale ose te denuar me pare nga drejtesia. Grupi vepronte zakonisht pergjate rruges se Namazgjase por shtepia e njerit prej mbeshtetesve u be baza e armatimit per te gjithe pjesetaret. Aktiviteti kriminal permblidhej ne gjoba ndaj personave me pasuri vjedhje te lokaleve dhe banesave qe mendohej se kishin para marrje pengjesh per perfitim financiar etj. Per shkak te kaosit qe mbizoteronte ne vend tregtaret detyroheshin te kerkonin mbrojtjen e bandes e cila ua afronte kete kundrejt pagesave teper te larta. Pas fazes se pare bandes iu atribuua autoresia edhe e disa vrasjeve shumica e te cilave kishte per viktima pjesetare te grupeve rivale.