Ndoka:Zgjedhjet parlamentare, katër pole politike
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të sjellin katër pole politike në vend. Sipas Nard Ndokës skena politike shqiptare mundëson krijimin e katër poleve respektivisht dy pole të majta dhe dy pole të djathta. Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi parazgjedhor me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialsite. Sipas tij, PDK-ja nuk mund të ketë bashkëpunimin me asnjë forcë politike e cila ka dhënë një kontribut regresiv në hartimin e kodit të ri zgjedhor. Partia Demokristiane është rreshtuar përkrah LSI-në në ditet e grevës dhe në protestën që kjo parti ka bërë në mbrotje të votës së lirë.