E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita e artistit shqiptaro-rus

I dyzuar mes nacionalitetit rus dhe shqiptar dhe nje jetese prej 20 vitesh ne Europe ai do ishte me mire se kushdo tjeter personi i duhur per te folur apo provokuar lidhur me kufijte dhe identitetin. Po flasim per Valeri Dyrzi- Tarasov qe u largua nga Shqiperia si i perndjekur politik dhe rikthehet pas 20 vitesh si artist.

Pasaporta nuk eshte vetem nje dokument identifikimi por edhe nje mjet me te cilin provokon artisti opinionin publik duke na kujtuar se muret e para qe ne duhet te kalojme jane pikerisht pasaportat keto kufij qe na detyrojne te heqim pjese te identitetit etnise dhe kultures sone per te na perkufizuar ne nje emer mbiemer dhe moshe.

Kur une ika nga Shqiperia nuk ika si artist ika si ish i perndjekur politik sic ikin mjaft njerez. Ishte nje moment i dhimbshem rrefen Valeri Dyrzi- Tarasov.

Bir i nje familjeje te perzier babain shqiptar dhe nene ruse ai do te ishte objekt i urrejtjes dhe paranojes se regjimit komunist kur ishte shume i ri vetem 22 vjec dhe pikerisht atje ne burgjet famekeqe ku i mungonte liria fizike do te gjente nje liri shpirterore- artin.

Ne kete moment me eshte hapur nje porte e madhe ate porte qe prisja prej shume vitesh. Eshte nje nga portat e cila ngandonjehere me thoshin Ndal nuk eshte porta jote. Ti nuk je si ne vijon ai.

Me dy cikle pikturash njera qe permblidhet ne titullin Pass-port dhe tjetra ne Abitat-Dissabitat Valeri rikthehet per te bere paqe me pjesen tjeter te tij Shqiperine me ekspoziten personale ne Galerine Kombetare te Arteve. Nderkohe karriera e tij ka njohur sukses ne Itali me disa ekspozita personale dhe shkrime qe gazetat me te medha italiane i kane dedikuar provokimit te tij artistik.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›