E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Globe International ne Tirane

Duke filluar qe neser mali i Dajtit por edhe kryeqyteti shqiptar do te pushtohet nga bukurite autentike te 43 shteteve. Miss Globe International do te kulmoje me date 24 shtator per te 6-in vit radhazi. Bukuroshet qe do te perfaqesojne vendet e tyre ne kete kompeticion do te fillojne te vijne qe neser ne Shqiperi nderkohe qe organizatoret e ketij spektakli me ngjyra nderkombetare kane bere te ditura detajet e ketij konkursi bukurie.

I gjithe eventi i Miss Globe kete vit do te zhvillohet ne pjesen me jugore te Shqiperise. Nata finale do te jete ne 25 shtator ku do te ndertohet ne nje skene gjigante qe do te perfundoje ne det. Nje skenografi qe do te perfundoje ne uje me shume jahte tha Petri Bozo drejtor i Deliart Association.

Shqiperia perfaqesohet ne kete konkurs me te saposhpalluren Miss Shqiperia Nevila Shtylla e cila shpreson te kete fatin e Almeida Abazit dy vjet me pare e cila mori kuroren e Miss Globe.

Shpresoj qe te kem te njejtin fat sikurse tha dhe zoti Petri te Alemida Abazit dhe shpresoj qe dhe vajzat pjesemarrese do te kene sigurisht dhe perkrahjen time u shpreh Nevila Shtylla Miss Shqiperia.

Konkurrentet nisin te vijne ne Shqiperi ne daten 11 shtator dhe do te qendrojne ne Dajt deri ne daten 16 shtator nga ku do te startoje turi i misseve ne jug te Shqiperise. Komunat e Delvines Lukoves e Konispolit jane angazhuar per mikpritjen e konkurrenteve ne ditet e tyre te qendrimit ne Sarande. Vajzat konkurrente ne Miss Globe vijne te sjellin ne Shqiperi copeza te traditave nga vendet e tyre dhe te marrin cdo gje te bukur te Shqiperise ne kujtimet e tyre. Mbremja Gala do te zhvillohet ne Sarande ne nje dekor jahtesh.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›