E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografet korcare ne nje botim enciklopedik

Realizuar dhe konceptuar prej Niko Kotheres vjen botimi enciklopedik kushtuar fotografeve korcare qe shoqerohet edhe me nje album. Ky liber me shume ngjan me nje studim qe sipas autorit ka qellim te nxise me tej hulumtimin dhe pasqyrimin objektiv te veprimtarise se fotografeve te zones se Korces percaktimin e vlerave artistike e historike te tyre ne baze te trashegimise dokumentare te secilit. Pjese e ketij studimi jane fotografet e zones se Korces dhe Dardhes per te cilet disponohet material ilustrues ne koleksion te autorit apo neper arkivat e konsultuar. Studimi eshte i pajisur me album fotografik per pothuaj cdo fotograf te trajtuar gje e cila lehteson njohjen e punes se tyre dhe na afron me shume ne nje trajtimin objektiv. Ne radhitjen e materialit eshte ndjekur kriteri kronologjik.

Ne album nuk jane trajtuar fotografet dhe artistet korcare Gjon Mili dhe Dhimiter Mborja-Bratko pasi per ta jane botuar studime si dhe vellime me fotografite e tyre. Keshtu ne krahasim me fotografet e ketij studimi te siperpermendurit jane te studiuar dhe vepra e tyre sot ndodhet ne muzete prestigjioze ne SHBA ne konservim te vazhdueshem.Ky punim ne format te shkurtuar u paraqit si kumtese ne panelin e organizuar nga Shkolla Shqiptare e Fotografise ne Korce me 13 qershor 2010 ne kuadrin e diteve te konkursit nderkombetar te fotografise Sotir.Ne hartimin e punimit u shfrytezuan burime nga Arkivi Qendror i Shtetit AQSH Biblioteka Kombetare ne Tirane Instituti i Historise si dhe koleksionet private te autorit ne Korce etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›