Teatri si vetegjykim

Nese Brehti kerkon qe spektatori te vije ne teater kurse Pirandeloja e fton publikun per te ndare se bashku te vertetat e tmerrshme te shpirtit te tij
Ne kryevepren e tij Gjashte personazhe kerkojne autor qe per teatrin ka qene po aq kuptimplote sa zbulimi i kubizmit ne artet figurative Pirandelo paralelisht me intrigen tronditese dhe shume terheqese qe pasqyron jeten fatale te gjashte personazheve ne te njejtin shtrat me te zhvillon edhe nje linje tjeter subjekti i se ciles perbehet nga elementet baze qe perbejne institucionin e teatrit teatrin vete dramen e shkruar dhe publikun. Pas nje operacioni te thelle e te kujdesshem qe kryen mbi teatrin e semure rende te kohes se tij Pirandelo perpiqet ta ringreje ate ne nivelin qe i takon. Per analogji realizimi i Gjashte personazhe kerkojne autor ne Teatrin tone Kombetar nen regjine e shkelqyer te Mehmet Xhelilit sic e cilesoi drejtuesi artistik i Festivalit Ballkanik Gezim Kame u kthye jo vetem ne nje ngjarje te rendesishme kulturore kombetare por edhe ne nje diskutim te hapur artistik ne kohen dhe vendin e duhur mbi problemet serioze mbi te cilat eshte mberthyer prej shume dekadash teatri dhe publiku shqiptar.
Si ka lindur kjo kryedrame
Ne esene e rendesishme qe shoqeron botimin e drames se tij Pirandelo sqaron motivet qe e shtyne drejt krijimit te saj. Ai tregon se nje dite Fantazia qe ai e konsideron nje sherbetore shume te shkathet dhe kapricioze te artit te tij i solli ne studion e punes gjashte personazhe te pleksur keqas ne nje drame te ngaterruar por qe per autorin nuk paraqiste ndonje interes te madh sepse ai nuk gjente ne te kuptimin e vecante universal te paperseritshem qe sipas tij duhet te kishin personazhet me qellim qe te mund te beheshin te vlefshme per tu futur ne boten e artit. Pervec kesaj tregimet novelat romanet dhe dramat e tij ishin te mbushura me dhjetera histori te ketij lloji. Keshtu qe ai i refuzon dhe i nxjerr jashte personazhet nga studioja e tij. Ne nje lloj menyre refuzon jetet e tyre.
Megjithate sic thote Pirandeloja Duke qene krijesa te shpirtit tim keta gjashte personazhe tashme kishin lindur dhe kishin nje jete te tyren qe nuk ishte me e imja nje jete qe une nuk kisha me pushtet qe tia u mohoja. Pse te mos ta paraqes kete fakt shume te cuditshem te nje autori qe pasi i ka pjelle ne fantazine e tij nuk i lejon te jetojne disa prej personazheve te tij keta personazhe qe pasi ndjejne se ne venat e gjakut u levrin jeta nuk duan te mbeten te perjashtuar nga bota e artit Ata jane ndare prej meje jetojne me vete kane zerin dhe levizjet e tyre ne kete lufte per ekzistence ata jane bere personazhe dramatike jane te vetedijshem per kete gje ata flasin dhe levizin ne menyre te pavarur kane mesuar ta mbrojne vete veten e tyre kunder meje dhe do te mesojne ta mbrojne edhe kunder te tjereve. Prandaj le te shkojne atje ku me shume se ne cdo vend tjeter marrin jete personazhet dramatike domethene ne skene. Dhe le te shohim se cfare do te ndodhe.
Sigurisht rezultati ishte ai qe pritej nje perzierje e tragjikes me komiken e fantastikes me realisten nje situate humoristike teper e vecante dhe komplekse nje drame qe rrefehet nga vete personazhet pjesemarres ne te drame qe ata e kane brenda vetes dhe e vuajne qe merr fryme flet leviz vete qe ben te pamunduren per te gjetur mjetet per tu shfaqur. Dhe nga ana tjeter komedia e perpjekjes se kote qe kjo drame te mund te realizohet ne skene ne menyre te improvizuar. Keto pasohen nga habia e aktoreve te kompanise teatrale qe eshte duke bere prova per nje pjese ne nje skene te zbrazet pa dekore pa podiume habia dhe medyshja nese eshte apo seshte e vertete ajo qe shohin te shfaqen para syve te tyre gjashte personazhet qe e prezantojne veten si te tille dhe qe jane ne kerkim te nje autori. Menjehere pas kesaj pason momenti kur Nenes se veshur ne te zeza i bie te fiket gje qe rrit interesimin e papritur per dramen nje sekonde te se ciles e kane pare te pasqyruar tek ajo Nena dhe tek anetaret e tjere te kesaj familjeje te cuditshme. Eumlshte nje drame e erret me dy kuptime qe ja beh ne menyre kaq te papritur ne nje skene qe eshte fare e papergatitur ta prese dhe ta realizoje. Dhe gradualisht rritja e interesit pas shperthimit te pasioneve te kunderta te Babait te Thjeshtres te Birit te kesaj Nene te mjere pasione qe synonin nepermjet nje lufte te terbuar tragjike dhemb per dhemb pushtimin e njeri-tjetrit.
Dhe ja - pohon Pirandelo - ate kuptim universal qe me kot e kisha kerkuar ne fillim tek gjashte personazhet une arrita ta gjeja jo tek ata vete por tek perplasja e tyre tek lufta e deshperuar qe secili prej tyre zhvillon kunder tjetrit dhe te gjithe bashke zhvillojne kunder regjisorit dhe aktoreve qe nuk i kuptojne. Pa dashur dhe pa e ditur ne kaosin e shpirtrave te tyre te trazuar secili prej tyre duke mbrojtur veten kunder akuzave te tjetrit shperfaq sikur te ishte pasioni dhe tortura e tij e gjalle ate pasion dhe torture qe per shume vjet e kane renduar ne shpirt Pirandelon dhe qe kane marre trajte ne drama te tilla te tmerrshme si
-Drama e pamundesise per tu arritur komunikimi midis njerezve per shkak te paaftesise se fjaleve qe ne abstraksionin e tyre te mund te transmetojne tek tjetri dhimbjen e vertete qe na mundon.
-Drama e identitetit dhe e paqendrueshmerise se tij qe vjen si pasoje e faktit se personaliteti i njeriut eshte i shumefishte dhe kompleks eshte nje dhome me shume pasqyra.
-Drama qe buron nga konflikti i tmerrshem tragjik midis jetes qe eshte ne levizje dhe ndryshim te perhershem dhe formes qe ne perpiqemi ti japim ekzistences sone. Si qenie njerezore jemi ne nje ankth te perhershem per te gjetur nje forme te ekzistuari dhe pasi e kemi gjetur ate na duhet ta cbejme per te gjetur nje forme te re per tiu pershtatur ndryshimeve qe nuk varen nga ne. Si e tille jeta behet tmerresisht e veshtire qe te planifikohet ajo mund vetem te improvizohet.
-Drama qe buron nga fakti se ai qe na paraqitet si realitet rezulton te jete vetem nje iluzion. E njejta gje ndodh si ne jete edhe ne skene.
Mbi stilin e vepres
Pirandelo pohon Per mua nuk eshte kurre e mjaftueshme te paraqes nje burre ose nje grua dhe te vecanten qe ata kane thjesht dhe vetem nga kenaqesia per ti paraqitur te tregoj nje histori te gezueshme ose te trishtuar thjesht dhe vetem nga kenaqesia e te treguarit ka ca shkrimtare dhe keta nuk jane te pakte qe jane te lumtur me kaq dhe nuk kerkojne gje tjeter. Keta jane per te qene me te sakte shkrimtare historish. Por ka ca shkrimtare te cilet pertej kesaj kenaqesie ndjejne nje nevoje me te thelle shpirterore dhe pranojne te merren vetem me figura dhe me subjekte qe kane te ngjizur brenda vetes nje shprehje te vecante te jetes dhe kane perftuar prej saj nje vlere universale. Me nje fjale keta jane shkrimtare filozofe. Une kam fatkeqesine te jem njeri prej tyre.
Teatri i tij merret me problemet e cilesite njerezore. Humori u shnderrua per Pirandelon ne poetike. Per te jeta eshte nje perzierje e komikes me tragjiken ndaj arti duhet ta paraqese ate ashtu sic eshte jeta lakuriqe pa rregulla qe shpirti njerezor te duket ashtu sic eshte. Arti ti ngjase jetes te jete kapricoz dhe i crregullt si ajo ashtu si natyra ne te cilen floriri perzihet me balten. Antonio Gramshi i cileson te tilla veprat e tij Pjeset e Pirandelos jane bomba dore qe shperthejne ne mendjen e spektatoreve dhe shkaktojne permbysje ndjenjash dhe mendimesh.
Demoni i eksperimentit
Vepra e Perandelos i perket te ashtuquajturit realizem fantastik thelbi i te cilit eshte nderthurja e elementeve te besuara si realiste me elemente qe ndodhin ne fantazine e autorit. Nga kjo simbioze lind nje subjekt thelbi i te cilit pasqyron nje pleksje ligjesish qe drejtojne jetet reale por qe shtrihen dhe jane te vlefshme edhe ne jeten e artit dhe qe kane lidhje edhe me konvencionet dramaturgjike dhe teatrore. Gjithashtu ne veper vihen re edhe nota te theksuara te se ashtuquajtures farsa transcendentale ose farsa e zeze qe e ndeshim me vone ne veprat e Joneskos dhe te Harold Pinterit.
Disa kritike te tjere gjejne paralele te theksuara me te ashtuquajturin teatralizem. Pirandeloja nepermjet demonit te eksperimentit sic e quan nje nga personazhet e tij na fton ne nje diskutim mbi problemin e teatrales dhe te iluzionit ne teater. Te njejten gje do te bente Brehti disa vite me vone me efektin e distancimit qellimi i te cilit eshte qe publikut mos ti krijohet iluzioni i jetes por gjate gjithe shfaqjes ti vihet ne dukje se ai ndodhet ne teater. Vetem me nje ndryshim Brehti kerkon qe spektatori te vije ne teater dhe te mesoje si te mendoje kurse Pirandeloja e fton publikun per te ndare se bashku te vertetat e tmerrshme te shpirtit te tij ai kerkon qe publiku te perjetoje te njejtin tmerr qe perjeton edhe ai tmerr qe buron nga pakuptueshmeria dhe absurdi i ekzistences njerezore.
Megjithate duhet thene se Pirandeloja per krijimin e teatrit te tij u mbeshtet tek tradita e komedise delarte si dhe ne traditen popullore italiane te improvizimit. Nese do te marrim ne konsiderate tiparet kryesore te kesaj tradite do te zbulojme elemente qe i ndeshim edhe ne vepren tone te tilla si maskat konceptimi i personazheve nga Pirandelo eshte mbeshtetur ne nje gjendje baze te vetme te karakterit dhe aty eshte fiksuar ne formen e tij te pandryshueshme Babai mban masken e pendimit Thjeshtra masken e hakmarrjes Nena ate te pikellimit Biri masken e perbuzjes e keshtu me radhe. Ashtu si ne traditen e komedise italiane ne pergjithesi edhe brenda drames se Pirandelos luhet nje teater ku aktoret kane vetem nje subjekt ne vija te trasha qe mbeshtetet tek ngjarjet qe perfshijne personazhet kurse dialogu struktura dramaturgjike dhe gjithcka tjeter improvizohet nga vete aktoret ne rastin konkret gjashte personazhet. Gjithsesi duhet te kihet parasysh qe Pirandelo nuk i perdor teknikat e komedise delarte si qellim ne vetvete por si mjete me ane te te cilave ai arrin te shpalose gjetjen e tij te fuqishme dramaturgjike.
Mbi krijimtarine regjisoriale te shfaqjes
Stili kompleksiteti dhe sfondi prej te cilit ka lindur vepra kane vendosur edhe platformen regjisoriale mbi te cilen mbeshtetet edhe shfaqja. Regjisori Xhelili pohon Nuk mund te garantonim suksesin nese ne nje fare menyre nuk do ta benim trupen te pushtohej nga demoni i eksperimentit. Pra duhet te krijonim atmosferen se jemi duke krijuar nje nga kryeveprat me te medha e me pikante te modernizmit te shekullit te XX dhe si e tille ajo kerkon nje angazhim te gjithanshem te forcave me te mira te teatrit tone dhe te energjive te tyre krijuese intelektuale te disiplines artistike te aftesive organizative. Me te njejten fryme duhet te benim qe ta pres shfaqjen edhe publiku i teatrit i cili do te konsiderohej si nje nga personazhet e kesaj drame elegante dhe te fuqishme. Natyrisht nuk mund te kishim pasur sukses ne kete drejtim nese nuk do te germonim per te nxjerre ne pah vlerat reale qe mbart vepra nje gjuhe sa e pasur intelektuale aq edhe e mbarsur me veprim e dramaticitet nje menyre teper origjinale e servirjes se subjektit ne fillim e cuditshme dhe pastaj e hapur dhe sugjestionuese. Nje lende e kondensuar e ngjeshur intensive e gjere personazhe te larmishme te pushtuar nga nevoja uleritese per komunikim dhe vetekonfirmim. Larmi edhe ne potencialitetet emocionale dhe ideore thellesi mendimi kolizion tragjik kundrapunkte komike kulme te fuqishme hera heres poetike por edhe spektakolare cudi absurd dinamike thyerje.
E larmishme eshte shfaqja edhe nga pikepamja stilistikore. Realizmi i tejcuar nga elemente fantastike te teatrit te distancimit te maskave te improvizimit. Kjo larmi rrjedh nga paralelizmi i linjave. Nga njera ane elemente fantastike per te justifikuar dramen e cuditshme sa serioze aq edhe komike te gjashte personazheve te mbetur pa autor dhe ne menyre kundrapunktuale kesaj drame do tia zere vendin ndeshja dhemb per dhembe midis personazheve te drames fatale njerezore nje drame realiste e guximshme kulmore e dhimbshme tragjike.
Kompleksitetin e vepres mund ta mbartnin vetem aktoret me me diapazon te Teatrit. Roli i Babait i eshte besuar Fatos Seles nje aktor qe zoteron edhe potencialitete intelektuale edhe plastike te spikatur emocionale thellesi analitike thyerje dinamike. Rol tjeter po kaq i rendesishem eshte edhe ai i Thjeshtres e pushtuar nga demoni i hakmarrjes potencialitetin femeror te se ciles e con me tej forca interpretative emocionale instiktive dhe racionale e aktores se re te talentuar Eftjola Lackaj. Nena nje figure tipike misherim i pikellimit rob i dashurise per femijet e realizuar me nje potencialitet te larte emocional nga aktorja Marjeta Ljarja. Biri nje figure e huaj indiferent i neveritur fajtor pa faj Dritan Boricit. Figura e regjisorit eshte gjetur me mencuri nga regjisori te interpretohet nga aktorja e mrekullueshme Olta Daku qe arrin te harmonizoje me mjeshteri dhe plastike humorin habine dinamiken dhe kuntdrapunktin e shfaqjes. Ansamblin e plotesojne bukur aktoret dhe aktoret e tjere Flaura Kureta Fadil Kujovska Suela Konjari Sokol Angjeli Devis Muka Merkur Bozgo Erin Kujovsa Dea Xhelili Klodian Hoxha Elida Janushi Dasara Xhangolli Arjeta Dhima.
Aspektin viziv te shfaqjes qe e ka marre persiper ta realizoje skenografi Genc Shkodrani e percakton ideja e teatrit brenda teatrit por ne kete venie ne shohim si ne pasqyre arkitekturen e teatrit tone. Eumlshte nje homazh qe i behet ketij teatri. Ne pergjithesi ne skene ne shohim ambiente nga me te ndryshme. Por kete radhe regjisori dhe skenografi kane vendosur te vene ne qender te vemendjes teatrin vete. Plastika interesante qe krijon vendosja e lozhave ne skene merr trajta fantastike dhe per kete luan nje rol shume te madh ndricimi. Shkrirja e skenes me sallen i jep dore shperfaqjes se idese se ketu jane duke marre pjese te gjithe edhe spektatoret te cilet jane edhe ata pjese e ketij debati spektakolar. Kostumografia e realizuar nga Anila Zajmi ky element i rendesishem per nje veper teatrale karakterizon me se miri personazhet e vepres. Ne dukje ato jane te thjeshta ashtu sic i kerkojne vete personazhet e vepres por jane plot larmi dhe i kane dhene shfaqjes karakteristika te vecanta detaje te larmishme atmosfere.
Pedagoge Akademia e Arteve Tirane