Cherie Blair në Krushë të Madhe, takon njerëz me aftësi të kufizuar

Jam me fat që pata rastin të takoj njerëzit me aftësi të kufizuara që luftojnë fuqishëm për të drejtat e tyre për të qënë të barabartë në shoqëri. Kështu u shpreh bashkëshortja e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Cherie Blair, gjatë takimit që ka pasur me përfaqësuesit e organizatës “Hendikos”, në Krushë të Madhe, të cilët sipas saj, po bëjnë një punë të mrekullueshme.
“Jam shumë më fat që gjatë kësaj pasdite pata rastin që fillimisht të takoj një grup të njerëzve të cilët janë duke e bërë një punë të mrekullueshme, ku njerëz të moshave të ndryshme me aftësi të kufizuara, që luftojnë fuqishëm për të drejtat e tyre për të qenë të barabartë në shoqëri”, u shpreh Cherie Blair, Bashkëshortja e ish kryeministrit Britanik, Tony Blair.
Ndërsa pas takimit me gratë e Krushës së Madhe, Blair, është shprehur e befasuar nga vullneti i tyre për të punuar dhe vazhduar jetën pas vrasjes së burrave të këtij fshati, gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.
“Këto gra pas tragjedisë që ka ndodhur në fshatin e tyre gjatë luftës u është dashur që të vazhdojnë jetën së bashku për të mirën e fëmijëve të tyre dhe të punojnë shumë për ti mbajtuar ata. Ato e kanë bërë këtë duke shfrytëzuar njohuritë e tyre për përgatitjen e ushqimit tradicional të Kosovës, duke bërë që në këtë aspekt të kenë sukses”, vijoi zonja Blair.
Cherie Blair u ka premtuar përfaqësuesve të “Hendikos-it” si dhe grave të Krushës së Madhe, se do të angazhohet që ata të jenë pjesë e organizimeve të ndryshme humanitare nëpër botë.
Bul Salihu