E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita prokuroria kerkon dokumente nga METE dhe Hipoteka

Hetimet perqendrohen te krahasimi i cmimeve te trojeve ne Tirane

Hetimet per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia sot perqendrohen te krahasimi i cmimeve te trojeve shteterore ne Tirane. Prokuroria e Tiranes i ka kerkuar zyrtarisht Ministrise se Ekonomise te gjitha procedurat per procesin e privatizimit te ish-ekspozites. Shkresa zyrtare eshte derguar diten e djeshme te METE ndersa grupi hetimor shpreson se ne fillim te javes se ardhshme zyrtaret e ministrise qe tashme do te drejtohet nga kryetari i LSI-se Ilir Meta do te dergojne ne prokurori materialet e kerkuara. Pas kesaj faze organi i akuzes do te vendose te therrase per deshmi personat qe kane bere deklarata publike midis tyre deputetin Eduart Shalsi dhe ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli.

Kerkesat

Njesia e Perbashket Hetimore Task-Force ne Prokurorine e Tiranes i ka derguar paraditen e djeshme nje shkrese zyrtare Ministrise se Ekonomise per menyren e procesit te privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia sot pasi deklaratat dhe dokumentet e bera publike nga opozita flasin per nje proces te parregullt dhe favorizime te biznesmeneve te lidhur me pushtetin. Hetuesit e ceshtjes i kerkojne METE-s te gjitha dokumentet e ketij privatizimi cilit ligj i jane permbajtur dhe nese ka pasur gabime gjate vleresimit te truallit. Akuza shpreson te marre edhe ndonje raport te auditit qe mund te jete bere me kete privatizim megjithate hetimet do te saktesojne edhe te gjithe proceduren. Prokuroria deklaron se krahas ketij veprimi hetuesit e ceshtjes i kane kerkuar zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme nje shkrese me cmimet e references te trojeve ne afersi te qendres se Tiranes. Deputeti socialist Eduart Shalsi beri publike disa krahasime me privatizime trojesh ne Tirane ku cmimi per truallin tek ish-ekspozita ishte disa here me i ulet sesa cmimi ne disa zona te tjera. Shalsi tha se ka parregullsi te theksuara dhe pas ketij privatizimi qendrojne disa nga biznesmenet e lidhur me njerezit ne pushtet. Nderkohe akuza duke u bazuar edhe ne keto akuza publike thote se hetimet do te prekin te gjithe personat e permendur ndersa fillimisht po kerkohen te dhena nga METE dhe Hipoteka. Ne nje moment te dyte prokuroria do te vleresoje per te marre ne pyetje Shalsin dhe Rulin.

Hetimet

Njesia Task-Force do te kerkoje nga Ministria e Ekonomise shkresat e projektvendimit te privatizimit leterkembimin e qeverise dhe ministrise me pronaret. Do te kerkohet edhe vendimi perfundimtar ndersa objekt i verifikimeve do te jete procedura dhe metodika me te cilen eshte percaktuar cmimi i references si dhe kontratat dhe parakontratat qe pronaret kane nenshkruar me biznesmenet e permendur ne deklaratat politike. Prokuroria thote se fillimisht do te shqyrtoje dokumentacionin qe ndodhet ne Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Ekonomise si dhe listen e cmimeve te zones ne Hipoteke. Hetimet per kete privatizim qe opozita e ka quajtur te parregullt dhe me klientelizma kane filluar kryesisht dy dite me pare nga Prokuroria e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›