E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi ne Fiks Fare pranga sekserit te Gjeologjikut

Policia e Fierit kishte nisur hetimet disa muaj me pare emisioni ndihmoi ne krijimin e provave

Menjehere pas transmetimit te emisionit investigativ Fiks Fare policia e Fierit ka vene ne pranga sekserin e provimeve te Fakultetit te Gjeologji-Minierave 51-vjecarin Pandeli Fejzo. Ka qene seksioni i luftes kunder krimit ekonomiko-financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier ai qe ka arrestuar mbremjen vone te se enjtes 51-vjecarin Fejzo lindur dhe banues ne Fier. Ai eshte arrestuar ne banesen e tij ne lagjen Sheq i Madh ne periferi te qytetit te Fierit. Sipas burimeve zyrtare te policise se Fierit mesohet se 51-vjecari Pandeli Fejzo i martuar dhe me femije fillimisht eshte shoqeruar per te dhene sqarime pas transmetimit te emisionit nderkohe qe me pas eshte njohur me akuzen.

Burimet policore sqarojne se te dhenat e publikuara ne emisionin investigativ Fiks Fare pershpejtuan prangosjen e tij. Fejzo ishte vene nen hetimin e policise prej me shume se gjashte muajsh. Prane Drejtorise se Policise se Qarkut Fier gjate vitit akademik 2009-2010 jane depozituar disa ankesa per Fejzon. Denoncimet nuk kane marre formen zyrtare te denoncimit por kane mbetur thjesht ne kuadrin e ankesave.

Pavaresisht kesaj policia dhe konkretisht agjentet e krimit ekonomiko-financiar te Drejtorise se Qarkut Fierit e kishin vene 51-vjecarin nen hetim. Policia ishte vene ne ndjekje te rastit te Fejzos dhe po priste sigurimin e proves se pakundershtueshme per prangosjen e tij. Ndersa policia ishte vene ne ndjekje te veprimtarise se Pandeli Fejzos ka qene emisioni investigativ Fiks Fare ai qe ka siguruar proven e mitemarrjes. Ne emisionin e se enjtes u transmetuan pamjet filmike kur studente te Fakultetit te Gjeologji Minierave ankoheshin per dhenie ryshfeti ne shkembim te notes kaluese ne provime. Ka qene nje studente ajo qe bashkepunoi me emisionin dhe zbardhi nepermjet kameres se fshehte te gjithe skemen korruptive dhe abuzive te mitemarrjes. Roli i Pandeli Fejzos ne kete skandal ishte ai i sekserit. Duke qene vellai i pedagogut Sotir Fejzo ai kerkonte te perfitonte shuma te medha lekesh kundrejt notes kaluese qe premtonte se do firmoste i vellai. Ai kerkonte deri dhe 3 mije euro per nje note kaluese. Skema e abuzimit u vertetua me anen e pamjeve filmike te cilat u transmetuan mbremjen e se enjtes ne Top Channel. Pyetur nga gazeta Shqip lidhur me prangosjen e Fejzos zedhenesja e Drejtorise se Policise te Fierit Valbona Meco ka deklaruar se Pandeli Fejzo ishte person nen hetim por emisioni pershpejtoi arrestimin e tij. Sipas policise Pandeli Fejzo eshte arrestuar nen akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem te personave me pozicion publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›