Ekspozita reagojne pronaret dhe Ruli

Por kontrata sipas saj u prish vetem nje jave me pas.
Zoti Shalsi qellimisht nuk permendi qe te shtrenguar nga kjo mungese mirekuptimi mes te gjithe pronareve ne date 20 mars 2008 kjo marreveshje u shfuqizua permes nje akti noterial gje qe solli edhe nderprerjen e te gjitha marredhenieve ligjore mes kesaj kompanie dhe asaj pjese te pronareve qe kishin nenshkruar marreveshjen. Si kjo marreveshje jane prishur edhe shume marreveshje te tjera me kompani te tjera. Ne dijenine tone kjo prishje e marreveshjes eshte bere disa muaj para se te fillonin procedurat e privatizimit te ekspozites Shqiperia Sot nga ministrite ka deklaruar Dorezi.
Ne nje linje ka qene edhe avokati i zotit Tartari Genc Gjokutaj i cili deklaroi se do te padise deputetin socialist per shpifje.
Pasdreke vone ministri Genc Ruli iu pergjigj akuzave te Partise Socialiste duke kunderakuzuar per privatizimet sipas tij korruptive te qeverise socialiste te 7-8 viteve me pare si per shembull frigoriferi i privatizuar ne vitin 2002.
Hotel Tirana frigoriferi dhe sa i takon pastaj interesave klienteliste le ti bejme ca pyetje retorike gaztorit te Rames Eduart Shalsit. A e di ti zoti Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve Hotel Tiranen per pese milione kur kushtonte te pakten 20 milione euro Biznesmene si Kokedhima i Edi Rames. A e di zoti Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve frigoriferin e Durresit 2 milione euro me cmimin e nje frigoriferi shtepie Kokedhima i Edi Rames. A e di zoti Shalsi se kush e ka blere 1500 meter toke shteterore Flasim per ish-Taivanin ne qender te Tiranes ku z. Rama ne shkelje te ligjit nr 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones ka shitur per qellime biznesi privat 1500 meter katrore toke shteterore me 100 euro metrin ne nje kohe kur cmimi ishte plot 1500 euro metri dhe per me teper shitja ndalohej me ligji Bleresi eshte Beso i Edi Rames qe e ka marre kete toke rreth kater here me lire nga cmimi i tokes se Ekspozites. A e di zoti Shalsi se kush i merr ne Tirane 70 perqind te lejeve te ndertimit Firma e Shkrelit te Ledi Shamkut te Rames ka akuzuar Ruli.
Por socialistet nuk e lane me kaq. Ne mbremje deputeti Saimir Tahiri beri kete deklarate
Qe nga njohja e prones ne vitin 1994 atyre pronareve te gjore iu desh te prisnin me vite te tera derisa te shfaqeshin magjistaret e oborrit te Saliut qe do tja jepnin pronen per ta perdorur per interesat e tyre dhe per ti shitur nje pjese te truallit publik gje e cila do te jete pjese e nje tjeter investigimi qe do te zbuloje bleresit e vertete. Ajo qe sot shfaqet e qarte si drita e diellit per te gjithe shqiptaret eshte se ky proces privatizimi per te ndihmuar gjasme pronaret nuk do te kishte ndodhur kurre sikur pas tij te mos ishin kasta e korruptuar e Saliut Rulit Voksheve me sekseret e tyre Tartar dhe Selmanllar. Menduam se Ruli do ti jepte pergjigje nje pyetjeje qe ia beme dje e ia bejme edhe sot a ke dhene ndonje tjeter koncesion per ndonje familjar tjeter pervec Rajmonda Bulkut ka deklaruar Tahiri.