Ekspozita sekuestrohen dokumentet nga Hipoteka
Hetimet per privatizimin e dyshimte te truallit dhe godines se ish-ekspozites Shqiperia sot shtrihen edhe te zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ose sic njihet ndryshe Hipoteka. Prokuroria e Tiranes ka nxjerre urdhrin e sekuestrimit per dokumentet e kesaj zyre dhe ne ditet e ardhshme oficeret e policise gjyqesore do te verifikojne materialet ne fjale per te vazhduar me pas me pyetjen e zyrtareve dhe ish-zyrtareve te Ministrise se Ekonomise qe kane firmosur tjetersimin e kesaj godine. Hetimet per privatizimin e truallit dhe godines se ish-Ekspozites jane ne fazen e mbledhjes se dokumentacionit. Fillimisht jane marre shkresa nga Ministria e Ekonomise dhe me pas jane pyetur specialiste te zyres se privatizimeve ne kete ministri. Ne pyetje eshte marre edhe denoncuesi i ketij skandali Eduart Shalsi ndersa ditet e fundit jane marre prova shkresore edhe ne zyren e Hipotekes e cila eshte institucioni qe kreu studimin per cmimet e zonave per privatizim ne Shqiperi thane burimet nga Prokuroria e Tiranes.
DeshmiteKrahas marrjes se provave shkresore grupi hetimor ka prere disa fletethirrje per personat qe kane dijeni per kete objekt hetimi. Deshmia e Shalsit nuk ka qene e vetmja per kete dosje pasi shume specialiste te Ministrise se Ekonomise kane dhene shpjegime para grupit hetimor te drejtuar nga prokurori Gentian Osmani. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se po shikohet mundesia qe pas fazes se marrjes se provave shkresore nga zyra e Hipotekes te thirret per deshmi edhe ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli personi i cili eshte akuzuar nga deputeti Shalsi per kete privatizim. Hetuesit thane se Ruli mund te thirret nen cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e hetimit ndersa hetimet e mevonshme do te percaktojne rrjedhen e kesaj dosjeje te nisur pas denoncimeve publike.
Disa jave me pare oficeret e policise gjyqesore kane zbatuar vendimin e prokurorise per te sekuestruar te gjithe praktiken e Ministrise se Ekonomise per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites Shqiperia sot. Task Forca ka nisur hetimet me iniciativen e saj per ceshtjen e ish-Ekspozites lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike.
HetimetSpecialistet e zyres se administrimit dhe shitjes se pronave jane marre ne pyetje teksa kane treguar se per privatizimin e truallit dhe objektit ne fjale i cili ndodhet ne nje nga zonat me te preferuara per ndertime ne kryeqytet eshte marre Ministria e Ekonomise. Deshmitaret kane shpjeguar dokumentet e sekuestruara ndersa akuza pohon se kjo zyre ka kryer vetem 5 per qind te te gjithe procesit te privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia sot. Burimet deklaruan se krahas zyrtareve te marre ne pyetje hetimet do te vijojne me pyetjen e trashegimtareve te truallit dhe godines per dokumentet qe disponojne dhe per kontratat qe kane lidhur me biznesmenet per ndertime. Paraprakisht akuza dyshon se marreveshja e pronareve dhe biznesmeneve per ndertime ne truallin e ish-ekspozites Shqiperia sot eshte kryer para vendimit te Keshillit te Ministrave. Prokuroria e Tiranes ka marre ne dorezim dokumentet e Ministrise se Ekonomise dhe prej disa ditesh ka nisur verifikimin. Po hetojme nese kontratat biznesmene-pronare jane nenshkruar para apo pasi ka dale VKM-ja. Dyshohet se ka ndikim nga biznesmenet ne Ministrine e Ekonomise per kthimin e prones ish-pronareve per ta perdorur me pas ne ndertime shumekateshe thane burimet nga akuza kryeqytetase.