E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet vrasesi i 48-vjecarit ngjarja per gjakmarrje

Policia e Dibres zbardh ekzekutimin Tre vjet me pare babai i viktimes i kishte vrare te atin autorit Moisi Reci

Pa kaluar as 24 ore nga vrasja e 48-vjecarit nga fshati Ushtelenxe e Rrethit te Dibres policia ka mundur te vere ne pranga nje bashkefshatarin e tij i cili akuzohet si autor i ngjarjes. Burimet zyrtare te policise se Dibres bejne te ditur se shtetasi i ndaluar eshte Moisi Reci 29 vjec. Nderkohe qe burimet zyrtare te policise konfirmojne se ngjarja ka ndodhur per gjakmarrje. Babai i viktimes tre vjet me pare kishte vrare te atin e autorit te ngjarjes. Ndonese babai i Bujar Zerbit eshte denuar nga drejtesia me 13 vjet burg dhe prej tre vitesh po vuan denimin 29-vjecari nuk ka dashur ta fale gjakun e babit te vrare. Keshtu paraditen e se shtunes kur ka ndeshur ne brigjet e lumit Drini i Zi Bujar Zerbin ka nisur te debatoje dhe me pas e ka vrare. Sipas deshmive te para mesohet se vrasesi Moisi Reci e ka pare viktimen tek po punonte per nxjerrjen e reres ne brigjet e lumit dhe e ka vrare ne nje moment qe ai ka qene vetem. Ngjarja ka ndodhur kur 48-vjecari baba i tre femijeve ishte duke pritur te birin qe kishte shkuar per te shkarkuar ngarkesen e reres ne shtepi. Kur eshte kthyer ai e ka gjetur te atin rreth 50 metra me tutje pa shenja jete dhe ne mes te nje pellgu gjaku. I biri ka njoftuar menjehere policine dhe drejt vendit te ngjarjes kane udhetuar uniforma te shumta policie. Ata kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe kane mbledhur provat materiale. Blute kane shoqeruar per ne komisarit rreth 15 persona mes tyre dhe autorin e ndaluar dje. Pas marrjes ne pyetje dhe verifikimit te rrethanave eshte bere ndalimi i 29-vjecarit Reci i cili ka pohuar per grupin hetimor se e kishte kryer vrasjen per hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›