E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorja bllokon kater mjete policesh dhe heq perdet per 7 makina shteterore

Operacioni i policise se Gjirokastres Siguria e jetes. u shtri ne Sarande dhe ne Delvine

Siguria e jetes operacioni i koduar keshtu qe prej nje jave ka ardhur nga Gjirokastra dhe ka vepruar ne Sarande e Delvine. Ne diten e vet te fundit ka pasur pune edhe brenda llojit. Ne filtrin e kontrollit te tyre jane vene automjete pa dokumente te kolegeve te tyre police ne Sarande e Delvine. Gentian Mullaj zedhenes i Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres ben te ditur se ky operacion ka vene ne fokus automjetet qe qarkullojne pa dokumente per shkak se figurojne ne pronesi te efektiveve te policise ne komisariatet e Sarandes dhe Delvines dhe ne te shumten e rasteve drejtoheshin prej tyre. Te tilla kane rezultuar tre automjete ne Sarande dhe nje ne Delvine. Sipas Mullajt ata nuk dispononin asnje dokument pervec dokumentit bleres nga origjina dhe se bllokimi i tyre u be ne zbatim te urdhrit te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit per bllokimin e te gjitha automjeteve private te punonjesve te Policise se Shtetit te cilet qarkullojne me automjete me targa te huaja pa dokumentacion perkates. Kete siguri e japin edhe shifrat qe permenden si bllokimi i 69 automjeteve e 7 motocikletave. Po keshtu jane vendosur 478 masa administrative jane pezulluar 23 leje drejtimi dhe jane hequr xhamat e zinj ne 103 automjete. Per parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe goditjen e cdo shkeljeje te Kodit Rrugor njesia rajonale per sigurine rrugore Gjirokaster ka hartuar nje plan masash per ngritjen e pikave te kontrollit ne qytetin e Sarandes dhe te Delvines te perbere nga trup-sherbimet e Njesise Rajonale te Sigurise Rrugore Gjirokaster. Si rezultat i ketij operacioni ne Sarande dhe Delvine jane bllokuar 62 automjete shumica e te cilave kane qene makina prodhim i fundit si dhe 7 makina qe drejtoheshin nga adoleshente pa patente ne afersi te mjediseve shkollore. Njekohesisht jane bllokuar 7 motocikleta jane pezulluar 23 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara dhe perdorim te pijeve alkoolike dhe kundershtim te punonjesit te policise. Pervec ketyre jane vendosur 478 masa administrative me vlere 950800 leke te reja. Heqja e xhamave te zinj ne 103 automjete private eshte shoqeruar edhe me 5 mije leke te reja gjobe si dhe me heqjen e lejes se qarkullimit per te dale ne komision. Nderkohe u jane hequr perdet shtate automjeteve te institucioneve shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›