E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poter Al konfiskohet pasuria e Bledar Balliut

Gjykate I denuari ka ne pronesi dy apartamente nje garazh dhe 70 mije euro

Gjykata e Krimeve te Renda ka konfiskuar pasurine e Bledar Balliut i arrestuar gjate operacionit te koduar Poter Al i cili u krye ne disa shtete njekohesisht. Te pandehurit u akuzuan per trafik nderkombetar droge dhe ne baze te ligjit Antimafie ata ishin objekt hetimi edhe per pasurite e ngritura. Pas disa seancave gjyqesore jane konfiskuar dy apartamente nje garazh dhe 70 mije euro. Sipas vendimit kjo pasuri eshte ngritur pas vitit 2003 kur mendohet se i pandehuri eshte marre me trafik te lendeve narkotike dhe qe figurojne te regjistruara nen emrin e tij dhe pjesetareve te familjes. Gjate shqyrtimit mbrojtesi ligjor i te drejtave te familjes Balliu nuk solli dokumente qe vertetojne se pasuria eshte ngritur me te ardhura legale pervec dokumenteve te apartamentit qe ndodhet ne Tirane ne rrugen lsquoSami Frasheri me siperfaqe prej 101 metrash katrore se bashku me te gjitha pajisjet brenda ketij ambienti deklaron gjykata. Sipas saj eshte konfiskuar nje shume parash qe kap vleren e rreth 70 mije eurove te cilat mbrojtja e te pandehurit Balliu pretendon se jane te nje personi te trete megjithese gjate shqyrtimit gjyqesor figuruan edhe ato ne emer te te pandehurit. Prokuroria kerkoi qe apartamenti ne Durres 1-1 dhe ambientet ndihmese me siperfaqe 75 metra katrore qe ndodhen ne katin e dyte te banimit se bashku me te gjitha pajisjet brenda tij ti kalojne shtetit pasi ka dyshime se jane ngritur me te ardhura te dyshimta kriminale. Gjithashtu nje garazh parkingu me nr.5 po ne kete ndertese ne qytetin bregdetar te Durresit se bashku me te gjitha pajisjet brenda te konfiskohet. Avokati mbrojtes i familjes Balliu pretendoi se pasuria e verifikuar eshte ngritur me parate e fituara me pune te ndershme e legale nga te gjithe pjesetaret e familjes ne shtetin grek. Sipas akuzes duke u bazuar te ligji i ri barra e proves per ngritjen e ketyre pasurive i takon te pandehurit. Gjykata i ka dhene te drejte organit te akuzes dhe ne fund te shqyrtimit gjyqesor ka vendosur konfiskimin. Balliu eshte arrestuar ne operacionin e policise te koduar me emrin Poter Al ku se bashku me te u vune ne pranga edhe shtetas te tjere te cilet jane denuar. Veprat penale per te cilat akuzohen te pandehurit dyshohet se jane konsumuar gjate viteve 2003-2004 nga Shqiperia ne drejtim te Italise Gjermanise dhe Holandes duke perdorur korrier te huaj.

Perfshirja ne grupin kriminal te njohur me emrin Poter Al i ka kushtuar 12 vjet pas hekurave te burgut Bledar Balliut. Ai eshte shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet per akuzat e trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim falsifikimit te pasaportave falsifikimit te akteve te gjendjes civile me shume se nje here etj. Togat e zeza kane vendosur denimin e Balliut me 12 vjet heqje lirie dhe 600 mije leke gjobe. Balliu kishte kerkuar me pare gjykimin e shkurtuar dhe per kete arsye perfitoi uljen e 1/3 se denimit dhe perfundimisht do te vuaje 8 vjet burg. Sipas akuzes Bledar Balliu dhe Ilir Kociaj jane konsideruar truri i organizates Poter Al qe merrej me trafikun nderkombetar te droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›