Kashari 2 prokuroria pezullon dosjen e mbivendosjes se 10 hektareve
Prokuroria e Tiranes ka pezulluar hetimin e dyte per abuzimet me pronat ne Komunen e Kasharit ne periferi te kryeqytetit ku ish-drejtuesit lokale dyshoheshin se kane mbivendosur rreth 10 hektare prona. Denoncimet e banoreve te zones u verifikuan dhe me pas u ballafaquan me dokumentet e komunes dhe me dokumentet nga Zyra e Pergjithshme e Kadastrave. Nga verifikimet rezultoi se ato nuk ishin te mjaftueshme qe ndaj komunareve vendore te ngriheshin akuza. Megjithate dosja i ka kaluar Policise se Tiranes per hetime te metejshme. Materialet per kete procedim jane voluminoze dhe i kane kaluar per shqyrtim policise. Kjo e fundit do te kryeje hetime te reja ne terren dhe nese gjenden elemente te vepres penale atehere dosja do te rihapet thane burimet nga akuza kryeqytetase. Sipas tyre banoret e zones pretendojne se pergjegjes per keto mbivendosje jane ish-kryekomunaret qe u moren te pandehur ne dosjen Kashari 1 te cilet u thirren serish ne prokurori ne statusin e personave nen hetim.
AbuzimetProblemi me pronat ne Komunen e Kasharit ka nisur qe ne vitin 2000 dhe ka vazhduar deri ne vitin 2007 kur u desh nderhyrja e prokurorise per te frenuar mbivendosjet ne periferi te Tiranes ku demi llogaritet ne miliona euro. Dhjetera seanca gjyqesore jane hapur ne Gjykaten Civile te Tiranes ku banoret e zones kerkojne pronat e tyre te cilat megjithese i kane me te gjitha dokumentet ish-kryekomunaret ua kane kthyer personave te tjere qe nuk figurojne as ne gjendjen civile te Komunes se Kasharit. Ata falsifikuan dokumentet e pronesise ne bashkepunim me ish-kryeplakun e fshatit me pergjegjesin dhe dy punonjesit e kadastres se Kasharit. Zyrtarisht personat e hetuar kane abuzuar me tapite e tokes duke ua dhene personave qe nuk i kishin ato ne pronesi kundrejt ryshfetit. Ne dosjen e pare behej fjale per te pakten 18 hektare toke bujqesore mbi te cilen tashme jane ndertuar pallate dhe shtepi private. Toka ne kufi me vijen e verdhe te Bashkise se Tiranes vleresohej me nje cmim me te larte dhe ka qene preference e disa biznesmeneve per ndertimin e pallateve shumekateshe. Ne dosjen e prokurorise dhe vendimin e gjykates pergjimet kane kryer nje rol te rendesishem per zbardhjen e aferes.
HetimetAbuzimet e pronave ne Komunen e Kasharit ne Tirane i kane detyruar hetuesit e ceshtjes qe te kontrollojne zyren e pergjithshme te kadastrave ne Fushe-Kruje per te marre prej andej dokumente qe hedhin drite per mbivendosjet. Dokumentet e marra ne Fushe-Kruje jane ballafaquar me ato ne Komunen Kashar pasi dyshohej se i gjithe dokumentacioni i bllokuar ne kete komune eshte i falsifikuar. 30 denoncime te banoreve jane verifikuar nga prokuroria dhe ne terren jane bere matjet e nevojshme. Megjithate hetimet kane nxjerre ne drite se nuk ka nje veper penale dhe nuk mund te ngrihet akuze ndaj pergjegjesve.