Ish-aleati Fini Berluskoni ka turperuar Italine
Ish-aleati me i afert i Silvio Berluskonit Kryeministri i Italise Xhianfranko Fini aktualisht kryetar i Parlamentit deklaroi dje nen driten e skandaleve te fundit se Kryeministri duhet te jape doreheqjen dhe se imazhi i tij eshte duke demtuar Italine.
Berluskoni thuhet se i ka telefonuar personalisht nje stacioni policie ne muajin maj ne Milano per tu dhene urdher oficereve qe te lironin zonjushen Keyek e njohur ndryshe edhe me nofken Ruby. Aspiruesja per modele e cila njeherazi ishte edhe kercimtare e lindur ne Marok dhe me shume gjasa nje emigrante e paligjshme ne Itali u arrestua pas dyshimit te vjedhjes se 3000 eurove dhe sendeve te tjera me vlere nga nje shites antikash. Probleme te medha priten per Berluskonin te enjten ne festen e 18-vjetorit te vajzes qe do te organizohet ne nje lokal ne Xhenova te Italise.
Torta thuhet se do te zbukurohet me fjalet bunga-bunga qe i referohen festave te seksit ne te cilat thuhet se ajo merrte pjese si vezhguese dhe qe zhvilloheshin ne rezidencen private te Berluskonit ne afersi te Milanos. Kjo histori ka bere xhiron e botes ka deklaruar Fini. Bashkethemeluesi i Partise Populli i Lirise eshte ne procesin e ndarjes nga kjo parti dhe krijimit te nje tjeter partie.
Berluskoni fajesohet per perdorim per ceshtje personale te postit te tij zyrtar sigurisht nese gjithcka konfirmohet dhe madje ai duhet qe te vihet para pergjegjesise edhe per genjeshtren qe thuhet se u ka thene policeve per vajzen se gjoja ajo ishte stermbesa e Presidentit te Egjiptit Mubarak dhe se ata duhet qe ta leshonin menjehere dhe ta linin nen kujdesin e politikaneve te tij nje ish-modele edhe ajo me emrin Nicole Minetti.
Nese kjo do te vertetohet atehere kemi te bejme me nje sjellje imorale dhe ne nje rast te tille Kryeministri duhet qe te jape doreheqjen deklaroi Fini. Thirrjet per doreheqje te Berluskonit jane shtuar shume pas daljes se ketij skandali te fundit qe e lidh kete here Kryeministrin me nje 17-vjecare. E gjithe media italiane eshte e mbushur me kete histori qe prej ditesh. Valter Veltroni nje ish-lider i partise me te madhe opozitare ne vend u shpreh se Berluskoni duhet qe te jape doreheqjen dhe te lejoje krijimin e nje qeverie te unitetit kombetar.
Ndersa Emma Marcegaglia kryetarja e Federates se Punedhenesve te Italise deklaroi se vendi ishte ne paralize per shkak se Berluskoni dhe aleatet e tij ishin duke shpenzuar shume kohe per ti dhene zgjidhje skandaleve dhe akuzave te korrupsionit.
Nje vale e re balte eshte duke gerryer institucionet dhe ndjenja e mosbesimit eshte shtuar ndjeshem. Ne na duhet qe te rifitojme dinjitetin. Per sa i perket ketij rasti Berluskoni ka deklaruar se e njeh vajzen dhe se e ka ndihmuar ate po pa nderhyre tek drejtesia.