E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritme të shpejta të përhapjes së A/H1N1 në gjithë botën

E ndërsa stina e dimrit ka prekur shumë vende të botës, edhe virusi i gripit të derrit është përhapur me ritme më të shpejta. Në Turqi nga gripi A/H1N1 kanë vdekur edhe katër persona, ndërsa bilanci total i viktimave nga kjo sëmundje ka shkuar në 27, ka bërë të ditur Ministria turke e Shëndetësisë. Ndër viktimat e fundit bëjnë pjesë një vajzë 2 vjeçare, dhe tre meshkuj të moshës 26, 52 dhe 60 vjec.Në ditët e ardhshme pritet që kundër gripit të vaksinohen 28 nga 71 milionë banorët e Turqisë. Edhe në ukrainë situate paraqitet e rënduar. Bilanci i viktimave nga virusi i gripit të derrave në Ukrainë vazhdon të rëndohet gjithnjë e më shumë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nëntë persona. Ministria ukrainas e Shëndetësisë bën të ditur se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virusi A/H1N1 ka arritur në 144.
Ndërkohë, që prej fillimit të epidemisë së gripit H1N1, të njohur gjerësisht si gripi i derrave, në Ukrainë janë infektuar 936 804 persona, 65 813 prej të cilëve vetëm gjatë 24 orëve të fundit.Sllovakia së fundmi ka bërë të ditur se për shkak të epidemisë së gripit, do të mbyllë të gjitha vendkalimet me Ukrainën, dhe se do të lë të hapur vetëm një prej tyre. Mes vendeve të prekura në rajonin e Ballkanit ku numri i rasteve po rritet me shpejtësi është dhe Maqedonia e cila ka konfirmuar rreth 20 persona të prekur me gripin e derrit. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjithë personat janë kontrolluar në Klinikën për sëmundje infektive dhe i janë nënshtruar terapisë përkatëse mjekësore. Ndërsa në Kosovë autoritetet thonë se situata është nën kontroll dhe se po merren të gjitha masat për të përballuar përhapjen e epidemisë nga gripi i derrit. Në Itali, ka nisur faza e tretë e shpërndarjes së vaksinave ndërsa në total 2.5 milionë doza janë të disponueshmë në të gjihhë Italinë për virusin A/H1N1. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në fund të nëntorit do të shpërndahen 5 milionë doza të vaksinave ndërsa rezultojnë 41 mijë persona të vaksinuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›