Ekspozite e re me punime te fotografes Annie Leibovitz

Nje ekspozite e re eshte hapur kohet e fundit me vepra te fotografes se njohur Annie Leibovitz e cila ofron nje aspekt tjeter te krijimtarise se artistes. Artistja qe ka marre emer per forografi te personaliteteve te njohura per dy vjet radhazi beri fotografi pa personazhe ne pika te ndryshme te Shteteve te Bashkuara ku kane jetuar njerez te njohur gjate shekullit te 19 dhe 20. Ekspozita e titulluar Pelegrinazh eshte hapur ne Muzeun e Artit Amerikan ne Uashington
Ne ekspozite ka fotografi te shtepive dhe sendeve personale te figurave qe nuk jetojne me mes te cileve artiste shkencetare fotografe dhe nje president amerikan.
Annie Leibovitz thote se nga viti 2009 deri ne 2011 beri fotografi te vendeve dhe objekteve qe e frymezonin perfshire edhe pejsazhe. Ajo thote se koleksioni perfaqeson nje ringjallje te shpirtit te saj. Jo shume kohe me pare pas vdekjes se partneres se saj Susan Sontag nga kanceri fotografja hasi ne probleme financiare dhe thuajse humbi kontrollin mbi arkivat e saj me fotografi
Ne ate proces zbulova gjera per veten qe me dhane nje ndjenje qetesie.
Fotografja u frymezua nga piktorja e shekullit te 20 Georgia OKeefe dhe shkoi ne Nju Meksiko per te fotografuar banesen e saj dhe nje kuti me bojra pastel.
Ajo fotografoi gjithashtu objekte qe i perkisnin Presidentit Abraham Linkoln perfshire kapelen dhe dorezat qe kishte ne diten kur u vra ne 1865.
Andy Grundberg eshte kurator i ekspozites
Ajo po perpiqet te pasqyroje pranine e ketyre figurave megjithese nuk i shohim ne fotografi.
Annie Leibovitz ka qene fotografe per 40 vjet dhe njihet per fotografite e figurave te artit. Ajo thote se nuk e kishte ne plan te merrej me njerez te se kaluares por zbuloi se e terhiqnin
Ajo qe me terhoqi eshte fakti qe keto figura spikasin ne histori. Me pelqen shume historia.
Autorja ishte magjepsur nga historia e Annie Oakley-t nje qitese me emer dhe nje nder yjet e trupes argetuese Buffalo Bills West Show ne vitet 1800. Ne ekspozite ka fotografi te cizmeve dhe nje prej tabelave te qitjes.
Annie Leibovitz u frymezua edhe ne Graceland banesa madheshtore e mbretit te rokut Elvis Presli ku fotografoi motocikleten e tij.
Zoti Grundberg thote se ekspozita eshte nje portret i autores Liebovitz
Ekspozita ofron nje menyre per te kuptuar si mendon Annie Liebovitz per boten permes fotografive te personazheve dhe vendeve qe ajo i konsideron te rendesishme.
Per te nderuar fotografin e pejsazheve Ansel Adams zonja Leibovitz fotografoi studion ku artisti zhvillonte filmin. Adams i cili vdiq ne vitin 1984 ishte fotograf i pejsazhit perendimor amerikan. Ai ishte edhe aktivist per mbrojtjen e mjedisit.
Annie Leibovitz realizoi fotografi te ngjashme me ato te autorit Adams ne parkun kombetar Yosemite ne Kaliforni.
Nderimi me i madh qe mund ti beja eshte te fotografoja luginen qe ai luftoi per ta mbrojtur.
Ne ekspozite perfshihet edhe nje liber qe Annie Liebovitz shpreson se do te frymezoje vizitoret. Ajo thote se do te vazhdoje te beje portrete por ka deshire ta zgjeroje repertorin e saj artistik.