E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ende debate mbi programin Nisma e Mbeshtetur tek Besimi

Kishat dhe institucionet e tjera fetare ketu ne Shtetet e Bashkuara marrin qindra milione dollare ne vit prej shtetit per te ofruar sherbime sociale si per shembull ushqim per te varfrit. Ky bashkepunim midis qeverise dhe fese njihet si Nisma e Mbeshtetur tek Besimi dhe eshte zgjeruar mjaft qe prej kohes kur Presidenti George W Bush krijoi zyra federale per promovimin e saj. Por kritiket jane ende duke e kundershtuar iniciativen duke thene se bie ndesh me parimin e ndarjes se shtetit nga feja.

Kjo eshte Kisha e Nazerianit ne Kolingdeil te Pensilvanise ku ushqimet mberriten ne kohe per te ashtuquajturen Darke Familjare se kesaj jave.

Familje me te ardhura te uleta vijne per te marre ushqime falas. Disa qendrojne per te ngrene dicka te ngrohte.

Lisa Anne Gulley u pushua nga puna dhe nuk mund te paguaje faturat per familjen.

Ne humbem shtepine humbem gjithcka. Une vij per Zotin dhe ata ofrojne darken dhe ushqime.

Filadelfia eshte nje qender kulturore dhe financiare. Por recesioni pati pasoja te renda per disa zona te qytetit dhe per qyteza te vogla si Kolingdeil e kontese fqinje Delaueir.

Kisha e Nazerianit i perket nje rrjeti kishash qe ushqejne te varferit ne kete konte dhe nje pjese e ushqimeve qe ata japin blihet me parate e taksapaguesve.

Klerikja Donna Sarog thote se cdokush eshte i mirepritur.

Ne nuk insistojme aspak qe ata te degjojne biblen para se te hane.

Por anetaret e kishes nuk duket te kene problem ta bejne nje gje te tille. Keta te krishtere evangjeliste thone se pjese e bindjeve te tyre eshte detyra per te perhapur besimin e tyre. Por a nuk demtohet keshtu ndarja midis kishes dhe shtetit

Ne Departamentin amerikan te Bujqesise ne Uashington ka nje zyre qe drejton programet shteterore Nisma e Mbeshtetur tek Besimi dhe Partneritetet ne Komunitet.

Drejtori Max Finberg thote se besimi fetar dhe ndihma ushqimore mund te bashkohen... deri ne nje fare pike.

Ajo vije ndarese behet paksa e papercaktueshme per disa aspekte por eshte gjithsesi e kerkuar. Dhe kur te kerkohet te lutesh ne cfaredo tradite qofte per te marre ushqime apo te tjera gjera kjo vije eshte kaluar.

Zoti Finberg thote se kishat dhe objektet e tjera te kultit jane shume te perhapura ne Shtetet e Bashkuara dhe ato mund te shperndajne ushqime ne me teper vende dhe me nje kosto me te ulet se sa agjencite qeveritare.

Ato jane rrjeti shperndares me i mire i mundshem.

Nje arsyetim i tille e alarmon aktivistin per lirine fetare Barry Lynn. Ai thote se ndarja midis kishes dhe shtetit eshte themelore per demokracine amerikane.

Une jam shume i shqetesuar kur degjoj te thuhet se nese ka njefare perfitimi dhe nese jemi ne gjendje te shperndajme apo bejme dicka tjeter me nje kosto me te ulet atehere le te mos e marrim parasysh parimin e ndarjes midis kishes dhe shtetit.

Zoti Lynn thote se uria i ben njerezit te prekshem perballe presionit per te nderruar fe.

Njerezit ne rrethana dobesie ndjejne trysni per te bere cfaredo qe personi qe u ofron buke u kerkon te bejne.

Shumica e njerezve nuk qendron per kohen e lutjes por Lisa Anne Gulley ka vetem fjale te mira per te thene per vendin ku ajo mund te marre ushqime falas.

Une e dua shume kete kishe thote ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›