Kancelarja gjermane Merkel vazhdon viziten ne Kine

Zoti Hu i beri komentet sot ne fillim te takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel ne Pekin. Agjencia shteterore e lajmeve Xinhua thote se udheheqesi kinez i tha zonjes Merkel se marredheniet dypaleshe jane rritur thellesisht dhe gjeresisht qe kur u vendosen para kater dekadash.
Besoj se vizita e zonjes kancelare ne Kine do te ndihmoje per te forcuar mirekuptimin dhe besimin reciprok dhe ne zhvillimin e bashkepunimit mes Kines dhe Gjermanise.
Zonja Merkel u beri jehone mendimeve te shprehura nga zoti Hu dhe tha se Gjermania eshte e gatshme te punoje me Pekinin per ti cuar me tej marredheniet me Evropen.
Do te doja tju pershendesja dhe tju uroja. Ne do te festojme 40 vjetorin e lidhjeve diplomatike gjermano-kineze do te mbajme Vitin e Kultures Kineze ne Gjermani dhe Viti i dragoit duhet te jete i mbare per Kinen dhe shpresojme qe ky vit te jete i mbare edhe per marredheniet gjermano-kineze.
Udheheqesja gjermane po kalon diten e dyte te nje vizite treditore ne Kine.
Ajo diskutoi per embargon e Bashkimit Evropian per naften ndaj Iranit me zotin HU dhe kryeministrin Wen Jiabao pas mberritjes. Ajo tha se i kerkoi Kines qe te perdore ndikimin e saj per te bindur Teheranin qe te heqe dore nga ambicjet berthamore. Kina bleresja me e madhe e naftes iraniane ka refuzuar deri tani ti bashkohet embargos se naftes ndaj Teheranit.
Ata diskutuan gjithashtu per krizen e borxhit ne Evrope. Zoti Wen tha se Pekini po shton pjesemarrjen ne fondet e shpetimit qe kane si synim zgjidhjen e krizes evropiane.