E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë fotografike për të persekutuarit e Korçës

Në Korçë u hap dje ekspozita fotografike e studiuesit dhe historianit të burgjeve dhe persekutimeve të diktaturës komuniste, Agim Musta. Ekspozita e titulluar ”Burgjet dhe persekutimet e komunizmit në Korçë”, solli fotografi dhe hartën e vendndodhjeve të burgjeve, si dhe portretet e fiksuara në celuloid të personaliteteve që u burgosën, u dënuan me vdekje dhe u persekutuan gjatë diktaturës 45-vjeçare. Ky evenet u zhvillua nën mbështetjen e deputetes së PD-së, në Korçë, Ledina Alolli, e cila tha se kujtesa historike është për të jo vetëm një angazhim qytetar e politik, por dhe moralm pasi Korça, qytet model i traditës, kulturës dhe emancipimit të kombit shqiptar, është një ndër qytetet më të goditura nga persekutimi i gjatë komunist. “Është një detyrë jo vetëm e historianëve, por e të gjithë shoqërisë që të rinjtë të njihen me persekutimet dhe burgimet monstruoze të komunizmit, tha zonja Alolli. Historiani, i burgosur politik Agim Musta, tha se Korça për nga numri i burgjeve dhe i të dënuarve politikë vjen pas Shkodrës, në historinë e persekutimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›