E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me veshje tradicionale, në Kullën e Isë Boletinit

Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (QRMTK) në Mitrovicë ka hapur këto ditë një ekspozitë me kostume të viseve të ndryshme shqiptare në Kullën e heroit Isë Boletini në Boletin, ku kanë marrë pjesë familjarë të heroit, përfaqësues të komunës si dhe vizitorë të shumtë. Nënkryetari i komunës, Ismajl Smakqi, tha se ekspozita në Kullën e Isë Boletinit i jep kuptim këtij vendi historik dhe njëkohësisht shton interesimin e qytetarëve për ta vizituar këtë vend. Ai theksoi se strukturat lokale në bashkëpunim me ato qendrore janë duke punuar që deri në fund të këtij viti të ngrihet shtatorja e Isë Boletinit në Mitrovicë si dhe të rivarrosen eshtrat e këtij heroi. Lidhur me ekspozitën, drejtoresha e QRMTK-së, Rrezarta Loxhaj, tha se ky është aktivitet që mbahet në kuadër të manifestimit tradicional Muaji i rinisë i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Ajo tha se në kuadër të këtij aktiviteti në Boletin janë ekspozuar kostumet e viseve të ndryshme shqiptare si dhe gjësendet e kuzhinës të shekullit të 19. Pas ekspozitës të mërkurën organizohet një sheti në rajonin e Shalës ku të interesuarit mund të njihen për së afërmi me vendet kulturore dhe historike të kësaj ane.

Last Updated on Thursday, 18 June 2009 09:24

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›