Qytetarët padisin Bashkinë e Tiranës për vjedhje të pronës, 732 gjyqe të hapura në gjykatë

Bashkia u detyrohet miliona lekë dëmshpërblim kryeqytetasve, që u ka prishur pronat, shtëpitë e bizneset
Ankesa dhe padi të pafundme janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga qytetarët kundra Bashkisë së kryeqyteti. Bashkia e Tiranës është shndërruar në një hambar padish nga qytetarët e saj. Nuk janë pak, por rreth 732 padi të drejtuara kryetarit tonë nga qytetarë, banorë të Tiranës, apo edhe firma të ndryshme, të cilat pretendojnë se janë cenuar padrejtësisht nga kryetari Edi Rama, në emër të Bashkisë.I mbytur në papërgjegjshmërinë dhe gënjeshtrat në "dialogun" me popullin, ky drejtues lokal fle në jastëkun e korrupsionit me një moskokëçarje të llahtarshme, duke harruar si gjithmonë ata që e votuan. Qindra gjyqe janë të hapura prej shumë vitesh në gjykatë ku e paditur është Bashkia dhe vetë kryebashkiaku. Këto gjyqe vazhdojnë të jenë të hapur pasi ligji nuk ka fuqi mbi Bashkinë. Ajo ju detyrohet miliona lekë kryeqytetasve që ju ka prishur pronat, shtëpitë e bizneset e deri më tani ajo nuk ju ka dhënë as edhe një qindarkë për dëmin që ju ka shkaktuar. Madje përfaqësuesit e saj ligjor as nuk denjojnë të paraqiten në gjyqe duke i injoruar dhe përbuzur për të disatën herë këto qytetarë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur apo pa një qindarkë në xhep.
Qindra padi kundra Bashkisë së Tiranës
Burime të gjykatës bëjnë të ditur se kanë mjaftuar pak kohë, që numri i padive ndaj Bashkisë së Tiranës dhe sektorëve në varësi të saj, të dyfishohet. Kështu, mësohet se gjashtë mujorin e fundit të vitit që kaloi, kanë qenë në proces rreth 300 gjyqe, ku i paditur është Bashkia e Tiranës, ndërsa tashmë numri i tyre shkon në 732. Vath Çekrezi është vetëm njëri nga banorët e kryeqytetit, i cili e ka paditur kryebashkiakun për dëmin e shkaktuar, duke i kërkuar atij dëmshpërblimin prej 2.6 milionë lekësh. Megjithëse kjo kërkesë- padi ishte dërguar vitin që shkoi, vetëm pak muaj më parë, në Gjykatën e Tiranës është pranuar më në fund kërkesa e këtij banori, i cili nuk ka përfituar ende nga dëmshpërblimi që Bashkia jonë i detyrohet. Ndërkohë, një tjetër padi e regjistruar në emër të kryebashkiakut është ajo e familjes Lonari, e cila kërkon pronën e saj të zaptuar nga përbindëshit ndërtues pallatesh me leje, të dhënë nga kryetari Rama. Ky proces vazhdon ende maratonën e tij pranë gjykatës së Faktit, e cila ka marrë, pas shumë kallëzimesh penale të bëra njëra pas tjetrës dhe të rrëzuara pa arsye, në shqyrtim këtë çështje. Një ndër këto padi është ajo e Arian Sukniqit. Ish-drejtori i Qendrës Kulturore "Tirana", në kërkesë- padinë e tij ka kërkuar rikthimin në vendin e punës dhe pagesën për kohën që është larguar. Ai ka pohuar se largimi i tij nga puna si drejtor i Qendrës Kulturore "Tirana", ka qenë i padrejtë nga Rama dhe i pabazuar në asnjë normë. Sipas burimeve në gjykatë, kërkesë- padia e bërë nga Sukniqi përmban si objekt "Shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës, në mënyrë të pajustifikuar në masën paga e një viti, shpërblimin për mosrespektim të afatit të njoftimit, shpërblim për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna.
Bashkia u detyrohet miliona lekë kryeqytetasve
Shkatërrimi i një prone mund t'i kushtojë 228 milionë lekë Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një truall prej 310.5 metër katror, në pronësi të Hasan Hakës dhe gjithashtu një ndërtesë dy katesh në rrugën "Punëtorët e Rilindjes", e cila me një urdhër të Bashkisë së Tiranës, në bazë të planit rregullues të kryeqytetit në vitin 2004 është shkatërruar nga policia bashkiake, megjithëse kjo ndërtesë dhe trualli gjithashtu ishin të regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një nga këto raste është shkatërrimi i një tjetër vlere. Kinema "Ali Demi", në padinë e bërë një vit më parë, vazhdon ende maratonën e saj në Gjykatën e Tiranës. Gërmadhat e mbetura nga një ndër kinematë më të frekuentuara 15 vjet më parë, ngrenë zërin kundër kryebashkiakut, duke kërkuar dëmshpërblim për shkatërrimin e bërë me pa të drejtë. Shoqëria "Interkinex" sh.p.k, megjithëse ka regjistruar kallëzimin penal një vit më parë, vazhdon ende të kërkojë dëmshpërblim për shkatërrimin e një ndër pasurive kulturore, midis shumë të tjerave, tashmë, të mbetura si ajo. Këto janë vetëm fragmente padish, nga 732 të tjera që janë të regjistruara pranë Gjykatës së Tiranës. Në rast se do t'i referohemi statistikave dhe kronologjisë, 2008-a është viti i sulmit ligjor i qytetarëve kundër kryebashkiakut Rama. Vitet e tjera ka patur tek-tuk ndonjë padi, ndërsa 6 mujori i vitit 2007 dhe këto muaj që kanë kaluar për këtë vit, duket se po dëshmojnë një mosbesim masiv kundrejt njeriut që po përdhos votën e qytetarëve që e vunë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Bashkia shkel të drejtat, shtyn qytetarët drejt krimit
Janë me qindra rastet kur Bashkia e Tiranës ka shkelur të drejtat e qytetarëve më të dy këmbët. Ajo iu ka marrë pronën dhe në këmbim nuk iu ka dhënë asgjë. Shpesh, ata kanë kërkuar dëmshpërblime pasi prona e tyre është zaptuar nga ndërtesa, rrugë, apo diçka tjetër të ndërtuara nga Bashkia. I kanë lejuar punimet e Bashkisë, por kanë kërkuar atë që u takon. Duke mos marrë asgjë dhe duke mos pasur as edhe një zgjidhje tjetër, pasi edhe me anë të gjyqeve ata nuk kanë arritur ta zgjidhin problemin, janë detyruar që të veprojnë vetë. këto ndërhyrje kanë qenë edhe të paligjshme, por nuk dinin se çfarë të bënin. E njëjta gjë ndodhi edhe me pronarët e fushës Ali Demi. Elton Bendi, një nga pronarët e këtij trualli, kërkoi dëmshpërblim për pronën që po i merrej nga Bashkia, por askush nuk ia vuri veshin. Pastaj ai protestoi dhe kërkoi pezullimin e punimeve, por ndërhyri policia bashkiake dhe e largoi. Më pas, shkoi dhe debatoi me firmën ndërtuese të këtij objekti dhe ai i tha se ishte punë e Bashkisë dhe jo e tija. Më kishte pushtuar tokën e gjyshes. Jemi përpjekur ta bindim me të mirë, por kur pashë që nuk ka drejtësi dhe askush nuk më ndihmon, mendova ta zgjidhja vetë- Kështu është shprehur për oficerët e seksionit të shkatërrimit të pronës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Eltoni. Ai shpërtheu një granatë, në hyrjen e një pallati pranë stadiumit Dinamo, ku ndodheshin zyrat e firmës së ndërtimit Kora sh.p.k.
Last Updated on Thursday, 18 June 2009 12:27