E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozite nga albanologu austro-hungarez Franc Baron Nopca

Gjuha, kultura, doket, historia dhe etnografia e shqiptarëve të veriut kanë qenë në fokus të albanologut austro-hungarez Franc Baron Nopça. Skicat e tij janë prezantuar përmes një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare. Shënimet e mbajtura nga albanologu i famshëm i përkasin harkut kohor 1905-1913. Shefja e albanologjisë pranë Bibliotekës Kombëtare na bën me dije se ky koleksion interesant publikohet për herë të parë në kuadër të 90 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Hungari.
Ky koleksion i pasur ka qenë edhe një spunto për veprat e tij thotë Afërdita Sharrxhi.
Ndërkohë që kjo ekspozitë ka zgjuar kureshtjen e vizitorëve të specializuar dhe jo vetëm. Inxhinieri Bardhyl Aliko shprehet se ky koleksion e ka kthyer pas në kohë, pasi edhe ai për koncidencë i ka prekur të gjithë vendet që Nopce ka përshkruar në 6 ditarët e tij.
Ky koleksion ka qenë pjesë e Bibliotekës private të Mit’hat Frashërit, që ia ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare.
Ngaqë ishte dhe gjeolog e paleontolog, ai iu përkushtua dhe hulumtimit gjeologjik të Shqipërisë, por veprën më të madhe ua kushtoi aspekteve të trashëgimisë dhe kulturës kombëtare, visaret e së cilës i mblodhi me aq kujdes gjatë udhëtimeve të tij, sidomos në treva të ndryshme të veriut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›