E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati njohja nga 23 vende evropiane

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje ne mbremje, ne nje konference per shtyp ne Prishtine, se "SHBA, Britania e Madhe, Franca kane konfirmuar deri tani njohjen e Kosoves Republike". Me pare, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Presidenti Fatmir Sejdiu, kishin takuar shefat e perfaqesive diplomatike te ketyre vendeve ne Prishtine. Nder te tjera, Kryeministri Thaci beri te ditur se 23 shtete te tjera te Evropes jane treguar te gatshme per ta njohur shume shpejt pavaresine e Kosoves.
Ndersa, Kryeministri i Kosoves fliste per gazetaret e interesuar, disa qindra njerez kishin mbushur rruget e Prishtines dhe po festonin njohjen e Kosoves Republike nga SHBA dhe vendet e tjera evropiane. Sheshet ‘Skenderbej’ dhe ‘Nene Tereza’ ne Prishtine, sheshet e te gjitha qyteteve shqiptare ne Kosove, ne keto ore te vona te mbremjes se sotme jane mbushur me dhjetera mijera qytetare, qe po festojne pavaresine me parakalime, kenge e valle. Prishtina, kryeqyteti i shtetit me te ri ne bote, kumbon momentalisht nga daullet ne te gjitha anet, dhe sot aty, qe nga mengjesi i pare i pavaresise, jane ngritur dhe flamujt shteterore te Republikes se pavarur dhe sovrane te Kosoves, qe u shpall e tille nje dite me pare, ne nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›