Pavaresia, Kosova nje dite me pas
PRISHTINE - Festimet e pavaresise se Kosoves, ashtu sic pritej, u zhvilluan paralelisht me procedurat qe zbatuan drejtuesit politike te vendit, per ta zyrtarizuar ate qe tashme ishte e sigurt. Madje festimet i paraprine ketyre procedurave dhe filluan shume para se te shpallej edhe programi i hapave te institucioneve. Politikanet vazhdonin procedurat zyrtare, kur te tjeret, qytetaret e thjeshte, braktisen shtepite e vershuan rrugeve, kush me kembe e kush me makina.
Qe te shtunen pasdite, kembesoret zoteruan bulevardin "Nena Tereze" ne Prishtine, ne te cilin shprehja "s'ke ku te hedhesh mollen" vertetohej plotesisht. Nderkaq, ne rruget rreth bulevardit, qe nga hoteli "Grand" nga njera ane, deri pertej monumentit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nga ana tjeter, makinat jepnin shfaqjen e gezimit. Te mbuluara me flamur, burite zhurmuese te tyre nuk pushuan per asnje cast.
***
Gezimi i njerezve dukej i pamase, i pafund: lexohej ne fytyrat e ne syte e te gjitheve, te rinj e te moshuar. Brenda pafundesise se njerezve ne bulevard, levizin dy rryma te fuqishme njerezish. Ata ketej, donin te shkonin andej dhe ata andej, donin te vinin ketej. Ketej e andej, njelloj, megjithate, po te hyje ne rryme, zor se dilje: do shkoje ku te conin, derisa te gjeje nje vend ku te ndaleshe. Diku mes bulevardit, kishte njerez qe kishin marre vallen, pak me tej kishte koncert. Bucimat e daulles dhe zerat e kengetareve perziheshin me duartrokitjet ritmike te shikuesve, me brohoritje gazmore. Mes moshes se mesme shihje dhe njerez te gezuar, por edhe sy te perlotur.
***
Ndersa te rinjte e kishin te cliruar gezimin nga lotet. Viti 1999 per ta kishte mbetur pas. U bashkuan grupe-grupe dhe papritur ia moren "O ku je nis, o Lulja me ere...". Ishte nje gezim i paster, qe kishte te bente vetem me ata, me shpresat e endrrat e tyre dhe aspak me te tjeret, qe ua kundershtuan ato, ose qe iu kishin vrare prinderit e te dashurit.
***
Ne cepin e nderteses se Kuvendit, njerezit kishin ndalur ne trotuar qe te shikonin se si disa te rinj kishin hipur mbi makina dhe hidhnin valle me flamure ne duar. Papritur hapen rruge, kercenin anash, ndonje vajze klithte e trembur: mes kokave dukeshin disa djelmosha teper te gjate, shume me te gjate se te tjeret. Po kur u afruan, pame se kishin hipur mbi kuaj, qe i kishin stolisur me gjithe flamujt qe respektojne me fort shqiptaret. Kaluam ashtu mes njerezve te ndjekur nga britma habie e admirimi. Edhe hena dje kishte mbetur e bardhe, e hutuar ne mes te qiellit. Pakez trashaluqe, ende duke u rritur, ajo “sodiste” nga lart gezimin e paster te njerezve qe vendin e tyre nuk e kane me KRAHINE, por SHTET.