Ekspozitë per integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Ekspozita “The Culture Lobby” (Lobimi Kulturor), e çelur nën kujdesin e Ambasadës Britanike dhe Këshillit britanik në Tiranë, sjell një nismë që synon të ngrejë një arkivë aktive të kujtesës kulturore në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë në këtë momenti tranzicioni.
Përmes fotografive dhe video instalacioneve, punimeve grafike, akuarel etj, ekspozita dokumenton gjithçka që qytetarët e këtyre vendeve mendojnë se do të ndryshojë me integrimin e Ballkanit në BE.
“Jam shumë i kënaqur që Qëndra e Informimit të BE-së pati mundësinë që të ketë këtë ekspozitë fotografish në lidhje me Bashkimin Europian", u shpreh Shefi Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan. Sipas tij, kjo ekspozitë jep një panoramë të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të qershorit.