Ekspozite prane lumit artistet bashkekohore per mjedisin

Ata që njihen si grupi i konsoliduar i artistëve bashkëkohorë shqiptar janë bashkuar sërisht në një ekspozitë të përbashkët. Këtë herë Galeria e vogël është zhvendosur në një godinë të papërfunduar diku në një zonë pranë lumit të Tiranës. Dhe pikërisht këtu ata kanë vendosur të flasin për mjedisin.
Secili prej tyre ka zgjedhur një mënyrë të ndryshme për t’u shprehur, diku me një instalacion, diku me një performancë, a me një pikturë.
“një oaz në këtë zonë të Tiranës dhe që ndodhet fare pranë lumit të Tiranës që është një nga pjesët më të ndotura, e cila nuk është një rastësi që është zgjedhur si e tillë. I kushtohet, në thonjëza, harresës mjedisore, sepse pavarësisht se nëpër televizione flitet gjithmonë e më shumë për mjedisin e po ashtu edhe në shtyp, ne bëjmë shumë pak për të ndryshuar diçka”- shprehet piktori, Genc Mulliqi.
Ekspozita e titulluar “Mjedis” është realizuar nga 13 artistë, mes të cilëve Genc Mulliqi, Ardian Isufi, Najada Hamza e Vladimir Myrtezai.
Aurela Papadhima