E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e re e FSHF-se perurohen mjediset e reja te federates

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar shtëpinë e saj të re, pas rikonstruksionit total që iu bë ambjenteve, ku qeveria e futbollit në vend ushtron detyrën e saj për mbarëvajtjen e këtij sporti. 

Drejtuesit më të lartë të futbollit, trajnerë dhe përfaqëues të mediave kanë vizituar zyrat e reja të FSHF-së, ndërsa pas inagurimit presidenti Armand Duka është shprehur se ambjentet moderne do të shërbejnë për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Kjo shtëpi nuk është vetëm e administratës, por është e futbollit dhe ajo cka është më e rëndësishme nuk bëhet fjalë vetëm për një rikonstruksion zyrash, por është një pronë e komunitetit të futbollit shqiptar”- tha Armand Duka president i FSHF-së.

Rikonstruksioni i selisë së FSHF-së zgjati pak muaj ndërsa u financua nga vetë ky institucion.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›