E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce prokuroria 20 vjet burg per 21-vjecaren qe vrau foshnjen e saj

20 vjet burg nën akuzën e vrasjes me dashje të të miturit është kërkuar nga prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës për 21-vjeçaren Sonila Lumi, e cila në 21 maj të vitit 2010 mbyti foshnjen e saj 18 muajshe. E akuzuara është dërguar në gjykatën e Korçës nga burgu 313 dhe nuk ka patur asnjë lloj reagimi gjatë gjithë seancës gjyqësore.

Avokati mbrojtës ka kërkuar kohë për t'u përgatitur për mbrojtjen e klientes së tij, ndërsa në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë prej të afërmve të Sonila Lumit dhe as nga ata të bashkëshortit të saj i cili e ka braktisur që në momentin e humbjes së fëmijës.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›