E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozohen monedhat e rralla shqiptare

Ne ekspoziten 85-vjet-monedhe kombetare e hapur ne Muzeun Historik Kombetar me rastin e hedhjes ne qarkullim te monedhave dhe kartmonedhave te para kombetare te bien ne sy sidomos prurjet e koleksionisteve Nikolla Xharo dhe Muharem Gimjani te cilet ekspozuan nga arkivat e tyre monedha antike te zbuluara ne Apolloni Dyrrah Bylis Amantia Ambraki Epir.

Koleksionisti Gimjani tregon qe rol me te rendesishem ne qarkullimin monetar gjate periudhes antike kane luajtur Apollonia dhe Dyrrahu qytet-shtetet me te medhenj te asaj kohe qe ishin koloni te Korintit. Ne baze te historise keto monedha datojne 400 vjet para Krishtit dhe vijne deri ne vitin 48 para Krishtit pra ne kohen e pushtimeve romake shpjegon me tej Gimjani.

Monedhat e Apollonise dhe Dyrrahut e prezantuara ne kete ekspozite ishin drahmet prej argjendi dhe bronzi me mbishkrime ne gjuhen greke. Bejne pershtypje simbolet e perdorura ne monedhat antike dhe tipet e tyre si monedha Koka e Zeusit tipi Artemis-maje heshte e gjetur ne Fonike tipi Gent-Anije Liburnite tipi lop me vic dhe nje sere monedhash qe kane si simbole figura te sundimtareve te lashtesise mbreter dhe perandore qe vulosin porteret e tyre mbi to.

Po ku jane gjetur keto monedha

Arkeologjia i gjen te gjitha ne territorin tone. Kurse keto te koleksionit i kam blere jashte shtetit. Kane dale dikur per nevoja financiare dhe une mundohem qe ti marr ti fus prape ketu. E vleresoj faktin qe monedhat ilire po vijne prape ne Shqiperi tregon per pervojen e tij te mbledhjes se monedhave Muharem Gimjani i cili edhe ne momentet gjate ekspozites priste te bisedonte me nje koleksionist te huaj per te bere blerje. Gimjani prej 20 vitesh koleksionist ka vetem dy vjet qe merret rregullisht me prerjen e monedhave antike dhe kete e ben thjesht nga pasioni pa ndonje interes tjeter sicc pohon vete.

Nje tjeter koleksionist i ekspozites Giuseppe Razza mbulon periudhen 1912-1925 te emetimeve lokale te monedhave dhe kartmonedhave. Kemi kartmonedha 5 para dhe 10 para grosh grosh dhe 1 grosh te emetuara gjate periudhes se Pleqnise se Shqiperise se Mesme me ne krye Esat Toptanin frange dhe 1 frange kartmonedha te Republikes Autonome te Korces Skender 1 Skender dhe 2 Skender ne Katundarine e Korces 0.50 franga/ 1 frange 2 franga ne Gjirokaster lirat italiane ne Berat me 1925 etj.

Ne kete ekspozite kishte edhe deshmi te hershme te ekzistences se kartmonedhes shqiptare para se Banka e Shqiperise te emetonte zyrtarisht kartmonedhat e para kombetare 5 franka ar dhe 100 franka ar. Behet fjale per kartmonedhen 1 franka ar/5 leke. Kjo kartmonedhe ishte jeteshkurter. Shpjegimi jepet ne nje tekst te vendosur ne tryezen e xhamit ku gjendet edhe kartmonedha Bazuar ne Konventen per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise u emetua kartmonedha e pare kombetare shqiptare/ me vleren 5 leke/1 frank ar.

Qeveria shqiptare protestoi per kete kartmonedhe pasi shqiponja ne te u vizatua sipas stilit romak me nje koke dhe jo dykrenore. Per kete arsye ajo u hoq shume shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit ekzistues kartemonedha u shtyp ne firmen Richter ne Napoli te Italise dhe qarkulloi vetem 5 dite. Gjetja e saj eshte jashtezakonisht e rralle per Xharon koleksionistin qe e ka shtene ne dore fale nje rastesie te jashtezakonshme gjate nje Panair te Numizmatikes ne Itali.

Ekspozita vijon me koleksionin e Kozma Dashi qe ka mbledhur nje sere monedhash te emetuara ne periudhen 1939-1944 nga Banka Kombetare e Shqypnis.
Pasi te keni mbaruar kete kend te ekspozites ende pa u hedhur te vezhgimi i emetimeve te Bankes se Shqiperise pas vitit 92 ndaloni per nje cast te dy tryeza xhami qe mbajne mbishkrimet Monedha Perkujtimore dhe Monedha Ari dhe Argjendi te Emetuara ne Periudhen 1968-1988. Me saktesisht para njeres prej monedhave asaj qe perkujton 2600 vjetorin e formimit te qytetit te Durresit.

Pjesa me interesante e ekspozites jane disa prova te Girando Kotit. shte nje koleksionist gjirokastrit qe na njeh me disa prova monedha te emetuara vetem 5 dhe 10 cope para viteve1988. Jane jashtezakonisht te rralla. Firma hungareze qe i ka bere keto ka prodhuar 5 platin 10 flori kuptohet nuk jane bere per koleksionistet 5 jane per te gjithe boten flet per rendesine e ketyre dy monedhave Nikolla Xharo koleg me koleksionistin Koti.

Mos e lini ekspozites pa i pare ato monedha ari dhe argjendi. Ekspozita 85-vjet monedhe kombetare do te jete e hapur sot edhe neser ne hollin e Muzeut Historik Kombetar.


Para Bankes se Shqiperise
Kjo kartmonedhe ishte jeteshkurter. Shpjegimi jepet ne nje tekst te vendosur ne tryezen e xhamit ku gjendet edhe kartmonedha Bazuar ne Konventen per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise u emetua kartmonedha e pare kombetare shqiptare/ me vleren 5 leke/1 frank ar. Qeveria shqiptare protestoi per kete kartmonedhe pasi shqiponja ne te u vizatua sipas stilit romak me nje koke dhe jo dykrenore. Per kete arsye ajo u hoq shume shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit ekzistues kartemonedha u shtyp ne firmen Richter ne Napoli te Italise dhe qarkulloi vetem 5 dite.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›